Max Travel: Destinacioni: Moskë

Contacts

MAX TRAVEL

Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495

E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania

Wednesday, February 26, 2014

Destinacioni: Moskë

Çfarë të kujton: Baleti, bizhuteritë, vodka dhe Sheshi i Kuq? Moskën pa dyshim!


Edhe nëse shihet gjatë një stuhie dëbore apo gjatë një dite vere me qiell të shndritshëm peisazhi arkitektonik i Moskës të ngjallë ndjenjën e frikës. Nga katedralja e Shën Vasilit dhe fasada e madhe e Kremlinit te ndërtesat e periudhës sovjetike, peisazhet e qytetit janë të mbushura me histori. Për ata që janë të dashuruar me kulturën, Moska mburret me muzetë e klasit botëror, prodhimet mahnitëse të baletit, teatrin Bolshoi si dhe me koncertet klasike në Konservator.

Cdo udhëtim në Moskë duhet të fillojë me një vizitë në Sheshin e Kuq, i cili ndodhet në zemër të qytetit. Ai përmban monumente të shekujve të ndryshëm si “Katedralen e Shën Vasilit’ (shek 16), mauzoleumi i Leninit, “Kremlinin” (shek. 19) si dhe harqet moderne të qendrës tregtare “GUM”. Katedralja e Shën Vasilit u ndërtua në mes viteve 1555-1561 nga Princi i Madh i Moskës, i njohur si Ivani i Tmershëm. Sipas gojëdhënave Ivani urdhëroi verbimin e arkitektëve të katedrales pas përfundimit të punës për të parandaluar që të ndërtohej një kopje e saj. Katedralja ka nëntë kupola zbukuruar me ornamente e shumë ngjyra.


Bëni një shëtitje në kopshtet elegante të parkut Aleksandër para se të shihni Pallatin e Kremlinit, një nga rezidencat e carëve në Moskë. Për fat të keq ai është i mbyllur për turistët, megjithatë arkitektura e tij është mbresëlënëse e parë edhe nga jashtë. Nqs doni më shumë vizitoni Muzeun Historik, ku mund të shihni vezët e cmuara “Faberge”, “Galerinë Tretyakov” apo muzeun “Pushkin”, i cili përmban antika nga Egjipti, Greqia dhe Roma.
Në pranverë kur bora shkrihet, rrugët me kalldrëm të qytetit, parqet dhe sheshet është më e lehtë t’i përshkosh. Bëni ture nëpër parkun “Izmailovsky” ku Pjetri i Madh kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij. Një tjetër alternativë është të bëni një udhëtim me barkë në lumin Moskva duke shijuar pamjet e monumenteve të qytetit nga uji. 


Së fundmi është rihapur pas restaurimit “Teatri i Bolshoit". Kaloni një mbrëmje aty duke ndjekur disa nga prodhimet e tij të klasit botëror. 


Të dashuruarit pas muzikës mund të ndjekin koncertet në Konservatorin e famshëm të Moskës, ku kompozitori romantik Pyotr Tchaikovsky ka krijuar muzikë në shekullin e 19-të. Për ushqim shkoni te “Café Pushkin”, që ndodhet afër “Sheshit Pushkin”, e cila edhe pse është hapur në vitin 1999 është dekoruar sipas stilit të vjetër dhe përmban piktura e mobilje antike. 



Aty do të gjeni dhe receta të fashme, por pak të kripura. Sic dihet qendra e Moskës është e mbushur me hotele luksoze dhe një ndër më të njohurit është hoteli “Metropol”. Ai ndodhet përballe teatrit Bolshoi dhe është shumë afër me Sheshin e Kuq. 

Max Travel ka udhëtimin ideal për në Moskë. 

✽ Periudha: 15 - 19 Maj 
✽ Cmimi 760 Euro/Personi
✽ Udhëtimi Vajtje-Ardhje me Avion
✽ Akomodimi në Hotel me 4* me mëngjes në Moskë
✽ Akomodimi në Hotel me 4* me mëngjes ne St. Petërsburg
✽ City Tour Moskë
✽ City Tour St. Petërsburg
✽ Bileta e trenit Moskë- St. Petërsburg
✽ Viza Turistike
✽ Guide Profesionale

Rezervoni me Max Travel, agjent shitjeje i mbi 150.000 hoteleve dhe shërbimeve turistike në mbarë botën.
E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania
Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 673 607 467
Cel: +355 672 789 495

No comments :

Post a Comment