Max Travel: Vendet më të mira për safari në Afrikë

Contacts

MAX TRAVEL

Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495

E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania

Friday, February 14, 2014

Vendet më të mira për safari në Afrikë

Afrika. Toka që për shekuj ka joshur njerëzit në kërkim të aventurës dhe pasurisë. Mund të mos jeni në gjendje të shkoni për gjueti si Ernest Heminguei, por mund të bëni safari njësoj si shkrimtari i famshëm. Tani, mund të fluturoni drejt Afrikës dhe të shijoni ekosistemet e shumëllojshme në këtë kontinent.
Kenia
Kenia është një nga destinacionet kryesore për safari në Afrikë, pas Tanzanisë. Shpesh përfshihet si pjesë bashkëngjitur guidës së Tanzanisë, por me kaq shumë sa ofron ky vend, meriton të vizitohet në një guidë të veçantë. Vizitoni të famshmin Mt. Kenia dhe rezervatin Masai Mara. Mes gushtit dhe nëntorit, migrimi i antilopave afrikane në Mara është një nga pamjet më të bukura në botë. Mund të merrni me qira një balonë për të parë sa më mirë këtë fenomen natyral.
Tanzania
Destinacioni më i madh i safareve në botë, Tanzania është vendi ku gjendet Parku i famshëm Kombëtar Serengeti, krateri Ngorongoro dhe të “5 kafshët”. Safarit zakonisht ndahen në dy kategori: Qarku Verior (Serengeti, Ngorongoro, Manyara dhe Tarangire) dhe Qarku Jugor (Selous, Mikumi dhe Ruaha). Në rast se jeni të pasionuar pas ecjes malore, mund të bëni guidën e Malit Kilimanxharo dhe të përfytyroni që dikur majat këtij mali mbuloheshin nga bora.

Botsuana
Botsuana është vendi i ujërave blu të Deltës Okavango dhe një nga vendet më pak të vizituara në Afrikë. Këtu mund të gjeni zona si Parku Kombëtar Chobe, Parku Kombëtar Moremi dhe Rezervati Qendror i Kalaharit. Safari në Botsuana kushton më pak se në vendet e tjera të Afrikës.

Afrika e Jugut
Afrika e Jugut po kthehet në një nga destinacionet kryesore të safareve në Afrikë dhe rritja e turistëve po arrin në nivelet e Tanzanisë dhe Kenias. Me më pak turistë dhe me një terren më të vështirë, Afrika e Jugut ofron një safari më intrigues. Megjithatë, tani që sekreti është përhapur nëpër botë, ky vend së shpejti do të jetë po aq popullor sa edhe vendet e tjera afrikanolindore. Parku Kombëtar Kruger është i famshëm për pamjen e “pesë kafshëve”, por Afrika e Jugut ka edhe vende të tjera interesante si rezervati Hluhluwe-Umfolozi. Kudo që të shkoni, do të keni mundësi të shihni kafshët e famshme e të mëdha.

Namibia
Njësoj si Botsuana, Namibia ofron pamje mahnitëse dhe rezervate të jetës së egër dhe turma të vogla njerëzish. Këtu ju rekomandojmë të vizitoni Parkun Kombëtar Etosha ose Parkun Kombëtar South Luangwa. Në rajonin Kunene mund të shihni specien e rrallë të elefantëve të shkretëtirës.

No comments :

Post a Comment