Max Travel: 6 Gjërat Që Nuk Duhet të Bësh (Kurrë) në Fluturim

Contacts

MAX TRAVEL

Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495

E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania

Thursday, February 23, 2017

6 Gjërat Që Nuk Duhet të Bësh (Kurrë) në Fluturim


Rregullat bazë janë këto: shkoni në kohë në aeroport, mos harroni pasaportën dhe biletën. Këshillat për një fluturim të qetë dhe pa stres janë të panumërta, por shumë prej nesh shpesh nuk i ndjekim këto këshilla. Ndaj nëse nevojitet, Max Travel ju këshillon për gjërat që nuk duhet të bëni në fluturim duke nisur me përdorimin e alkolit deri tek shakatë pa kripë me rojet e sigurisë.


Mos pini alkol përpara fluturimit.

Momenti kur të njoftojnë që fluturimi është me vonesë shkakton trishtim dhe acarim, por alkoli nuk e mpin dot dhimbjen e as largon trishtimin. Mos shtyni kohën në bar duke pirë alkol, sepse ndikimet e pirjes së tij do i ndiejnë të gjithë pasagjerët e tjerë.

  Mos pranoni të mbani plaçkat e të tjerëve

Shumë njerëz e bëjnë këtë gabim, ndonëse e dimë shumë mirë që nuk duhet të pranojmë të mbajmë çantat e askujt përveç të vetes. Nuk e di kurrë se çfarë mallrash ose produktesh të rrezikshme mund të ketë pasagjeri tjetër në çantën e tij. Ndodh që e gjen veten të ndaluar nga policia për mbajtjen e produkteve të paligjshme dhe vështirë t’ua mbushësh mendjen që çanta nuk është e juaja.

 Mos jini harbutë me ekuipazhin në fluturim

Stjuardesat janë në përgjithësi të sjellshme, të këndshme dhe plot buzëqeshje. Por ndonjë prej tyre mund të sillet shumë keq dhe mund t’ju mërzisë. Mos ia nxirrni nervat asaj ose atij. Keni mënyra të tjera për tu ankuar. Mos harroni se në raste problemesh teknike të avionit, jemi në duar të Zotit pastaj të stjuardesës, e cila mundet të na ndihmojë ose jo në nxjerrjen e maskës së oksigjenit apo fryrjes së jelekut të shpëtimit. Mos harroni që stjuardesa na sjell pije dhe ushqime, ndaj nëse nuk dëshironi që ajo të sabotojë fluturimin tuaj, silluni mirë.

  



                                  Kurrë mos bëni shaka me fjalët “bombë” ose “eksplozivë”

Nuk ka rëndësi nëse jeni të veshur me rroba firmato, biznesmenë apo të thjeshtë. Nëse bëni shaka pa kripë që përmbajnë fjalët “bombë” kur ndodheni në avion, jo vetëm që do të vononi fluturimin, por policia do t’ju përcjellë me ceremoni  nga avioni. Kurrë mos bëni shaka me këto gjëra!

      
    
   





 Mos provoni ushqime të reja përpara fluturimit
Ushqimi në aeroport lë shumë për të dëshiruar. Mos provoni ushqime të reja dhe ekzotike sado tunduese të duken. Rreziqet që të helmoheni, t’ju kapë diareja ose t’ju shpërthejnë të vjellat janë shumë të mëdha.

 Mos blini bileta me tranzit më pak se një orë.

Nëse nuk doni të vraponi si të çmendur nëpër terminale, të qani kur të humbisni fluturimin, ose të përplaseni në sedilje pa frymë pasi e keni kapur fluturimin për pak minuta, shmangni biletat me tranzit të shkurtër.



No comments :

Post a Comment