Nëse do të pyesje zyrën e informacionit në Venecia për atraksionet që duhen parë patjetër, autoritetet me siguri do tju jepnin një listë të gjatë gjërash që duhen bërë. Këto janë rekomandimet tona për 10 gjëra që duhet të bësh në Venecia . Kjo listë të ndihmon shumë sidomos kur ke një kohë të kufizuar.
1.
Lëre veten të humbasë
në Venecia
Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa ta lësh veten të rrëmbehet
nga magjia e Venecias. Ec në rrugicat dhe kthinat e qytetit, ec pa fund dhe më
e rëndësishmja mos ndiq turmën e turistave. Edhe nëse ke vetëm 3-4 orë në qytet
të rekomandoj që të ecësh dhe eksplorosh rrugicat para se të shkosh në muze.
Nuk ka më bukur se sa të përjetosh bukurinë e këtij qyteti në shëtitjen tënde të
gjatë.
2.
Vizito Bazilikën e
Shën Markut
Mua më pëlqen të vizitoj kishat në Itali por kjo është
nga më të bukurat e Italisë. Është e bukur jashtë dhe brenda. Bazilika është një nga shembujt më të mirë të
arkitekturës bizantine. Për shkak të mozaikeve bizantine dhe statusit të saj si
simbol i fuqisë dhe pasurisë së Venecias njihet me emrin Kisha e Artë. Brenda në
Bazilikë ka edhe disa muze të vegjël por duhet të paguash për hyrjen në to.
Ndaj kjo vizitë duhet padyshim të diktohet nga buxheti dhe koha. Por nëse duhet
të zgjedhësh atëherë duhet të zgjedhësh atë që mban statujat origjinale të
kuajve në bronx të vendosura në Galerine e Bazilikes, sipër portës së madhe.
3.
Merr Vaporetto-n për
një tur në kanalet e famshme
Mendoj se mënyra më e mirë, më e lehtë dhe më e lezetshme
të ecësh në Venecia është në këmbë por edhe përdorimi i gondolave apo
Vaporetto-ve është një eksperiencë e paharrueshme dhe argëtuese transporti.
Vaporetto me numrin 1 mund të ecë me të vërtetë ngadalë por është fantastik për
një tur të gjatë në Grand Canal. Është njësoj sikur të jesh duke bërë një tur të
qytetit me autobus, por duke shijuar një akullore të ëmbël. Mund të zgjedhësh
shëtitjen me gondola, por sipas mendimit tim janë super të shtrenjta.
4
Shiko Sheshin e Shën
Markut …. kur është bosh!
Në sugjerimin e parë thamë që nuk duhet të ndjekësh turmën
e turistëve dhe duke qenë se 99.9% drejtohen për tek sheshi Shën Markut do të
jetë pak e vështirë. E rëndësishme është ta shohësh sheshin bosh kur të gjithë
turistët kanë shkuar gjetkë. Koha më e mirë për ta parë sheshin e boshatisur është
herët në mëngjes ose natën vonë. Venecia nuk ka një jetë nate të bollshme ndaj
nuk duhet shumë kohë që të boshatisen dhe restorantet apo baret. Mua më pëlqen
ta shoh sheshin herët në mëngjes, por zgjedhja është e juaja!
5. Furrat e Xhamit në
Murano
Dyqanet e skulpturave të qelqit në Murano janë lehtësisht
të aksesueshme me vaporetto dhe një eksperiencë vërtetë e këndshme. Duhet të përfshiheni
në prodhimin e qelqit dhe të bëni stolitë tuaja autentike prej qelqi. Do të
ndiheni si artizanët autentikë italianë. Vecchia Murano Glass Factory Castello është
vendi ku mund të zbuloni traditën fituese të Venezianëve ndaj zjarrit, me
prodhimet e xhamit gjatë kohës së Republikës në vitet 1291 pas djegjes së
qytetit asaj kohe ndërtuar me dru, më pas artin e pikturimit në xham gjatë
Rilindjes, madje nëse keni kohë mjaftueshëm mund të qëndroni shkurtimisht në
një vizitë në Muzeumin e Xhamit të Muranos në Palazzo Giustiniani.
6.
Tur në Pallatin e
Doxhit
Pallati
i Dukës me pamje nga Sheshi i Shën Markut është një nga atraksionet më të rëndësishme
të Venecias pas Bazilikës. Pallati I Dukës është një nga kryeveprat e stilit
gotik venecian. I ndërtuar në vitet 1309 – 1324, pallati përvec se rezidencë e
Dukes së Venecias, ka qenë gjithashtu qendër e shumë institucioneve të tjera
politike si burgjet e vjetra apo gjykata e lartë, deri kur Venecia u pushtua nga Napoleoni në vitin 1797. Një ndër të
burgosurit e pallatit të Dukës ka qenë dhe Donzhuani i famshem Xhakomo
Kasanova, i cili u dënua me 5 vjet, por që fatmiresisht arriti të arratisej. Arsyet
për të vizituar Pallatin janë të panumërta dhe ia vlen të paguash tarifën
turistike për ta vizituar atë. Ndalesa më e famshme gjatë këtij turi është
padyshim ajo në Urën e Psherëtimave.
7. Merr ashensorin
drejt e në krye të Campanile-s
Po të ngjitesh në catinë e Bazilikës së Shën Markut, ke
një pamje shumë të bukur të Sheshit të Shën Markut. Por nëse dëshiron të shohësh
një pamje të bazilikës dhe piazzës bashkë bli një biletë për një ngjitje me
ashensor në krye të Campanile-s, Kullës së Orës. Kulla e Orës – ndertesë e
shekullit të XV. është vendosur në pozicion të tillë që të mund të shikohej nga
ujrat e lagunës, dhe të mund ti tregonte të gjithëve për pasurinë dhe pushtetin
e Venecias. Kulla është 98.6 m e lartë dhe gjendet përballe bazilikës së Shën
Markut. Filloi të ndërtohej në shekullin e IX, dhe përfundoi në shekullin e
XII.
8.
Shëtit në rrugët e
Buranos
Shëtitjen në ishullin magjepsës të Buranos do ta mbani
mend gjatë. Burano ofron një kombinim ideal të bukurisë së natyrës dhe shtëpive
karakteristike shumëngjyrëshe. Nuk do të reshtni së buzëqeshuri nga ndjesia positive
që merr aty.
9.
Vizito Ishullin
Torcello.
Nëse ke më shumë kohë në dispozicion shko në ishullin
Torcello, shumë pranë Buranos. Këtu je më larg arkitekturës dhe shumë më pranë
natyrës. Në ishull jetojnë të paktën 20 persona dhe hoteli i vetëm është super i
shtrenjtë. Atraksioni kryesor në Torcello është një kishë e shekullit të 7-të
me mozaikë fantastikë.
10. Provo ushqime
tradicionale
Duhet të vizitosh patjetër tregjet ushqimore sic është
edhe tregu i Rialtos. Këtu do të mësosh se si venecianët trajtojnë dhe
furnizohen me ushqime. Të gjithë bëjnë pazarin këtu. Tregu i Rialtos është I njohur
për larminë e peshqve, perimeve dhe frutave.
Bonus.
Të dashuruarit pas Arti-t nuk duhet të humbasin një ndalesë
në zonën hebreje, ku ju do të hasni shumë kisha të vogla dhe të bukur të tilla
si Santa Maria dell Orto. Dy të tjera më pak të njohura janë kishat, ku mund të
shihni kryeveprat e Canova dhe Titiani, pra bazilika e Santa Maria dei Frari
Gloriosa dhe kishën e Santa Maria della Salute
No comments :
Post a Comment