Nëse
ju pëlqejnë masazhet, qendrat e relaksit apo të keni një jetë të shëndetshme
lexoni më poshtë për shtatë destinacionet
e reja të Spa-ve që do të dëshironi të vizitoni për këtë vit.
Ndërsa klientë të
përgjegjshëm për shëndetin kanë udhëtuar për të “bërë banja termale” për mijëra
vjet, destinacionet e Spa-ve përbëjnë vetëm 2% të të gjitha Spa-ve në botë,
sipas Aleancës Ndërkombëtare të Mirëqenies dhe Shëndetit. Megjithatë, një së rë
spa janë hapur gjatë muajve të fundit, ose janë gati për të nisur aktivitetin e
tyre. Disa janë më të prirur drejt kënaqësisë, të tjerë drejt mjekësisë.
Nëse ju pëlqejnë masazhet, qendrat e relaksit apo të keni një jetë të shëndetshme lexoni më poshtë për shtatë destinacionet e reja të Spa-ve që do të dëshironi të vizitoni për këtë vit.
Nescens, Gjenevë
Qëllimi në
Spa-në e sapohapur Nescens, në ambientin privat La Rezerve Genève, është të
ndalë kohën. Një ekip mjekësor shqyrton çdo gjë që nga shëndeti i përgjithshëm
e deri tek të ushqyerit dhe shpalos një program personal kundër plakjes për çdo
person që vjen në këtë Spa. Më pas fillon argëtimi: planet e dietës, programet
e masazhit, stërvitja me trajnerët privatë. Themeluesi i Nescens, Jacques
Proust, një mjek i specializuar për plakjen, beson se “arti i të jetuarit”
është çelësi për të qëndruar i ri. Ndërsa Nescens është modest, është
gjithashtu edhe llastues; të 102 dhomat e të ftuarve janë arreduar me kadife të
kuqe në të zezë dhe të bardhë nga Jacques Garcia. Nga 4,853 dollarë për person
për katër ditë, duke përfshirë akomodimin, ushqimin, konsultimet dhe terapitë e
përshkruara, www.lareserve.ch
Fokusi i brendshëm në Indi
Kërkoni të “liroheni” nga
‘karma’(fati- idea se veprimet e individit përcaktojnë fatin e tij
në ekzistenca e më passhme) e keqe – dhe të bini në peshë? Vana, Malsi
Estate, e cila u hap së fundmi në Dehradun, në ultësirën Himalayan, mund të
jetë vendi që ju përshtatet. Personat që shkojnë aty konsultohen me specialistë
përpara qëndrimit të tyre. Ata zgjedhin një objektiv (humbje peshe, balancë
mendje-trup, etj.) dhe nivelin e intensitetit (pak çdo ditë ose program
intensiv), dhe iu ofrohet një plan i personalizuar që i ndjek ata nga kontrolli
i brendshëm e deri në transformim. 90 dhomat dhe suitat janë projektuar nga një arkitekt
indian, me tone të karakteristikave të tokës dhe pamje të pyjeve dhe kopshte të
frutave. Vana ka zona të veçanta për secilën nga disiplinat e shumta të saj,
duke përfshirë meditimin, mjekësinë tibetiane, bukurinë dhe panchakarma, një
program Ayurvedic (njohuri për jetë të gjatë) 14-ditor, që ndihmon në rivendosjen
e ekuilibrit. Nga 515 dollarë për person në natë, duke përfshirë akomodimin,
ushqimin, konsultimet private, trajtimet e përditshme dhe aktivitetet e grupit,
vanaretreats.com.
Përtej sipërfaqes në Gjermani
Kur Haus Julius në Brenners Park-Hotel të hapet këtë
pranverë, në qytetin Spa të Baden-Baden, do të jetë një tërheqje mjekësore e
fokusuar te bukuria që funksionon nga brenda-jashtë. Bashkangjitur është Villa
Stephanie, një rezidencë prej 15 dhomash gjumi, ndërtuar në vitin 1890 për
vajzën e adoptuar të Napoleonit. Edhe pse qasja është ekstremisht mjekësore
-kardiologët dhe dentistët kozmetikë janë një telefonatë larg – të përshkon një
ndjesi intimiteti dhe mikpritje. Çdo mysafiri i caktohet një pikë e vetme
kontakti ku adreson të gjitha nevojat. Vaktet
mund të konsumohen në restorantinMichelin-star Brenners Park-Restaurant ose W
intergarten. Nga 311 dollarë për person në natë villastephanie.com.
Giddyup
në Virxhinia
Salamandër, rezidenca e hapur prej gjashtë muajsh jashtë
Uashington DC, e bën më të lehtë se kurrë që njerëzit e pushtetit dhe
politikanët të sigurojnë pak pushim të shëndetshëm. Prona Middleburg prej 340
akre është ide e bashkëthemeluesit të BET, Sheila Johnson, dhe opsionet e
mirëqenies pasqyrojnë pasionet e saj. Spa prej 23,000 metrash katrorë ofron
rreth një gjysmë duzine hapësirë me ujë, nga pishinat në natyrë dhe ato të
mbyllura e deri te dushet e shiut të shoqëruara me ndriçim të terapisë me
ngjyra. Përvojat e pazakonta përfshijnë Quirogolf, një masazh që përdor topat e
golfit; terapi magnetike, e cila përfshin diamante për të balancuar efektet
negative të teknologjisë; dhe “Equi-Spective Experience”, në të cilat
marrëdhënia njeri-kalë shfrytëzohet për të rritur aftësitë e udhëheqjes. Dhoma
nga 275 dollarë një natë, paketa të plota-ditore nga 610 dollarë për person,
duke përfshirë drekën dhe katër trajtime,salamanderresort.com
Arratisje
e ‘lirë ’ në Angli
Lifehouse, vetëm 20 minuta me tren nga Londra në qarkun e
Essex-it, dëshmon se kopshtet e trashëgimisë, pellgjet me zambak dhe trajtimet
e mirëqenies nuk janë vetëm mbretëria e të pasurve.
Spa prej 12 akrash, u hap vitin e kaluar nga Sue Davis, një veteran i destinacionit të Spa-së A-list Chiva Som në Tajlandë. Gjithçka ofron kjo rezidencë me katër yje po josh si mysafirët ashtu edhe homologët e saj të shtresave të larta, të dëshiruar që mjeshtri i reiki (praktikë spirituale) Michael Berthaud t’i bashkohet ekipit. Zumba, Bokwa dhe klasat e jogës, si dhe dhomat e kriposura me avull dhe Decleor facials (trajtimet kozmetike për fytyrën) mund të rezervohen pa frikë në listën e pritjes, pasi ka 35 dhoma trajtimi për 89 dhoma vizitorësh. Aktivitete të tjera përfshijnë ecje përgjatë zonës, meditim të udhëzuar dhe AquaFit. Pjesa më e mirë: Edhe qëndrimi më modest këtu ia vlen. Dhoma nga 95 dollarë për person, duke përfshirë darkën, lifehouse.co.uk
Spa prej 12 akrash, u hap vitin e kaluar nga Sue Davis, një veteran i destinacionit të Spa-së A-list Chiva Som në Tajlandë. Gjithçka ofron kjo rezidencë me katër yje po josh si mysafirët ashtu edhe homologët e saj të shtresave të larta, të dëshiruar që mjeshtri i reiki (praktikë spirituale) Michael Berthaud t’i bashkohet ekipit. Zumba, Bokwa dhe klasat e jogës, si dhe dhomat e kriposura me avull dhe Decleor facials (trajtimet kozmetike për fytyrën) mund të rezervohen pa frikë në listën e pritjes, pasi ka 35 dhoma trajtimi për 89 dhoma vizitorësh. Aktivitete të tjera përfshijnë ecje përgjatë zonës, meditim të udhëzuar dhe AquaFit. Pjesa më e mirë: Edhe qëndrimi më modest këtu ia vlen. Dhoma nga 95 dollarë për person, duke përfshirë darkën, lifehouse.co.uk
Rigjallërim i vërtetë në Skoci
Ndryshe nga shumë destinacione të Spa-ve, ESPA Life e re
në vendpushimin mitik Gleneagles të golfit në Auchterarder, pranon se të
ftuarit përfundimisht, do t’u kthehen mjediseve dhe shprehive aspak ideale
(d.m.th. jetës). Programet e udhëhequr nga Naturopath i ndihmojnë ata të
krijojnë plane reale, që do t’i drejtojnë ata të kontrollojnë mirë të kaluarën
e tyre.
Këtu do t’ju ofrohen aktivitete, stërvitje intensive dhe një sy kritik
ndaj zgjedhjeve tuaja të jetesës, si dhe masazhe, një shëtitje në Old Course,
fusha më e vjetër e golfit në botë. Paketa më e shitur përfshin katër ditë
“Ultra-Fit for Golf”, që synon të përmirësojë funksionin muskul-skelet, dhe
“Sleep more”, që në thelb është pikërisht ashtu sikundër tingëllon “flini më shumë”.
Dhoma nga 550 dollarë një natë, programe katërditore nga 1,192 dollarë për
person, duke përfshirë edhe terapitë e përshkruara dhe konsultimet, gleneagles.com
Rigjallërim i purifikuar në Connecticut
Mayflower Grace, “joshja” e
qytetit të Uashingtonit, përshkruar nga emrat më në zë të Nju Jorkut, u ble në
dhjetor nga Grace Hotele. Kjo ‘parajsë ’e re sipas opinionit të çdo
vizitori, ofron vërtet arsye për të festuar. Pjesa më e madhe e 30 dhomave
në katër vilat u “përtëri” me mbulesa të bardha dhe shtretër me tendë. Një
qëndrim prej tri netësh përfshin të gjitha trajtimet e fytyrës me oksigjen,
trajtimin detoksifikues me baltë deti, meditimin e udhëzuar.
Vaktet me pak kalori mund të shoqërohen me verë dhe
konjak të rrallë. Prona prej 58 akrash është versioni Yankee i një shtëpie
angleze, rrethuar me një kopsht shekspirian. Nga 4,000 dollarë personi për tre net, duke përfshirë
akomodimin, ushqimin, klasat dhe trajtimet në Spa, mayflowerinn.com
No comments :
Post a Comment