1.
Santorini është mjaft popullor për shtëpitë e
bukura të bardha, panoramën spektakolare, magjinë e perëndimit të diellit dhe
vullkanin aktiv.
2.
Kreta është ishulli më I madh i Greqisë me një
popullësi tejet të dendur në krahasim me ishujt e tjerë. Në Kretë mund të gjesh
disa alternative akomodimi, dyqane, klube nate dhe restorante. Qytetet e vjetra
të Rethymno dhe Chania janë shumë të bukur dhe gjithmonë të vizituar nga turistët.
Plazhet janë absolutisht fantastike dhe fshatrat ofrojnë ushqimin më të mirë në
të gjithë Greqinë
3.
Mykonos është një ishull multi-etnik që ofron një
jetë nate të çmendur. Ishulli është plot e përplot me njerëz të famshëm dhe
homoseksualë gjatë verës. Është një nga ishujt më të shtrenjtë ndaj nëse shkon
sigurohu të kesh portofolin plot me para dhe karta krediti.
4.
Hydra është një ishull shumë I bukur me një
arkitekturë të vecantë dhe me rregulla strikte. Makinat dhe motocikletat janë të
ndaluara, mushka është mënyra më e mirë e transportit. Jeta e natës nuk është
shumë e ndezur ndaj pushimet në Hydra janë për ata që kërkojnë qetësi.
5.
Chios është
një ishull mjaft i këndshëm dhe shumë pranë Turqisë. Atraksioni më i bukur është
Nea Moni, një manastir i shekullit të 11-të.
6.
Paros është më i bukuri nga të gjithë ishujt
grekë. Ai ofron plazhe që të lënë pa frymë dhe një jetë nate të ndezur.
Rrugicat janë të gjitha të zbukuruara me lule. Plazhet janë për të gjithë. Ke
plazhe të izoluara dhe plazhe të mbipopulluara.
7.
Korfuzi ofron një diversitet maksimal sa i përket
atraksioneve, kulturave dhe panoramave të bukura. Arkitektura e qytetit të
sjell ndërmënd stilin Italian, Grek, Britanik dhe Francez. Plazhet janë tmerrësisht
të bukur dhe në Korfuz mund të gjesh qetësinë që kërkon.
8.
Skiathos. Nëse të pëlqen natyra duhet të shkosh
në Skiathos patjetër. Ishulli ofron atraksione të shumta si kështjella
mesdhetare, manastirë dhe muze. Është ishulli perfekt për familjarë.
9.
Rodos është një ishull për ata që duan historinë
dhe duan të dinë më shumë për të. Në Rodos gjen, Akropolisin e Lindos, Pallatin
e Guvernatorit etj. Në Rodos gjen një miksim të kulturës Turke dhe Greke.
10.
Samos është një destinacion mjaft popullor sepse
është më diellori në të gjithë Europën. Plazhet, uji kristal dhe eksperiencat nënujore
por edhe atraksionet historike e bëjnë këtë ishull një nga 10 më të bukurit e
Greqisë.
No comments :
Post a Comment