Max Travel: March 2014

Contacts

MAX TRAVEL

Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495

E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania

Wednesday, March 12, 2014

5 xhamitë më mbresëlënëse në Stamboll

Stambolli, është një destinacion unik turistësh, me vendndodhje pikërisht në pikëtakimin e Lindjes me Perëndimin. Me shumë atraksione unike, që nga monumentet historike, deri te Pazari i Madh, Stambolli ka diçka nga të gjitha dhe ofron diçka për të gjithë. Për adhuruesit e arkitekturës fetare, metropoli masiv i 13 milionë banorëve ofron rreth 3,000 xhami që ia vlejnë të eksplorohen, ku 5 prej tyre spikasin si kryeveprat e arkitekturës osmane.

Xhamia e Sulltan Ahmetit

Njohur gjithashtu si “Xhamia Blu”, për shkak të ngjyrës dominuese të ngjyrosjes së pllakave që dekorojnë ambientin e brendshëm, Xhamia e Sulltan Ahmetit është një nga mrekullitë e botës islamike. Komisionuar nga Sulltan Ahmet I, kur ai ishte vetëm 19 vjeç, kjo xhami u ndërtua midis viteve 1609 dhe 1616.

Ndërtuar mbi katedralen e famshme Hagia Sofia, Xhamia e Sulltan Ahmetit është një triumf i mirëfilltë i arkitekturës. Që nga minaretë e deri te kupolat, punë mahnitëse e pllakave qeramike e deri te mermeri mihrab, kjo xhami është një mrekulli e vërtetë.

Xhamia e Sulejmanit

Kjo mrekulli arkitekturore u projektua nga Mimar Sinan, arkitekti më i madh i historisë turke dhe konsiderohet si një nga xhamitë më mbresëlënëse në botë. Ndërtuar në shekullin e 16, gjatë sundimit të Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, i cili donte një monument dinjitoz nën emrin e tij, Xhamia e Sulejmanit u frymëzua nga dizajni i Hagia Sophia, që ishte ndërtuar para njëmijë vitesh.


Mbi një kodër që shikon Gadishullin e Fosforit, Xhamia e Sulejmanit ka qenë më parë qendra e një kompleksi të gjerë që përfshinte një kopsht të madh, katër madrasa, mauzoleume mbretërore, hamame dhe një spital. Sot shërben si një nga pikat më atraktive turistike në Stamboll.

Xhamia e Re

Yeni Cami, ose Xhamia e Re, është thuajse 400-vjeçare, por relativisht e re në raport me xhamitë e tjera të Stambollit. Në anën jugore të Sheshit Eminönü, pranë Urës Galata, Xhamia e Re është një nga shembujt më të bukur të arkitekturës osmane në Stamboll.


Xhamia e Re u komisionua nga Sulltanesha Safiye, nëna e Sulltan Mehmetit III. Da’ud Aga, një dishepull i Mimar Sinan, projektoi këtë xhami. Pas disa dekadash, kjo ndërtesë u kompletua në sajë të bujarisë së një tjetër mbretëreshe nënë – Sulltanesha Turhan Hattice. Brendësia e xhamisë është po aq mbresëlënëse sa fasada e saj, me dekorime prej mermeri, ari dhe pllakash iznik.

Xhamia Fatih

Një nga xhamitë më të mëdha në Stamboll, Xhamia Fatih u ndërtua në nder të Sulltan Fatih Mehmet (Mehmeti i Pushtetshëm), në kodrën më të lartë të Stambollit. Pasi pushtoi Kostandinopojën në vitin 1453, Sulltani vendosi të ndërtojë një vend të shenjtë të fesë islame, që do të tejkalonte edhe madhështinë e Hagia Sophia.

Ndërtuar midis viteve 1463 dhe 1470, Xhamia Fatih ka pësuar dhe vuajtur nga dëme të mëdha tërmetesh. Struktura aktuale është një rikonstruksion i vitit 1771. Xhamia është vendi ku prehet trupi i Sulltan Fatif Mehmet. Ajo është xhamia e dytë më e shenjtë në Stamboll, pas Xhamisë Eÿup.

Xhamia Eÿup

Kjo ndërtesë e ka marrë emrin nga Eÿup El Ensari, pasuesi i Profetit Muhamed. Xhamia Eÿup u ndërtua jashtë mureve të qytetit, në vendin ku vdiq Eÿup. Ndërtuar nga Mehmeti i Pushtetshëm, Xhamia Eÿup është Xhamia më e shenjtë në Stamboll, si dhe një vend pelegrinazhi islamik.


Megjithëse nuk ka të njëjtin dizenjo dhe madhësi si xhamitë e tjera, Xhamia Eÿup lë mbresa të mëdha tek ata që e vizitojnë, për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë me Profetin Muhamet, si dhe rëndësinë historike dhe fetare.

Thursday, March 6, 2014

HA, PI, BLI si VIP në Stamboll

Mund të mos duket e tillë, por Stambolli është një qytet pikant me shumë zona moderne sidomos për ata që janë të dhënë pas modës. Ju prezantojmë disa prej tyre.

Restorantet:

1.       Mikla është numri një në Stamboll, një nga vendet më të bukura të qytetit, ku ndihesh VIP
2.       360 është po ashtu një restorant I famshëm me një tarracë verore që ofrojn një panoramë të mrekullueshme nga të katër anët. Ushqimet ndërkombëtare pregatiten nga një shef afrikano-jugor Mike Norman.



3.       Al Jamal , njihet për ushqimin e shijshëm, arredimin që të kujton haremin. Pjatat tradicionale të Lindjes së Mesme janë të lëpish gishtat sidomos kur shoqërohen me një kërcim belly-dancing. Të gjithë njerëzit e famshëm që vijnë në Stamboll ndalojnë së pari në Al Jamal.




4.       Suada Beach Club në ishullin e Suadës mes dy kontinenteve. Këtu shijohet sushi dhe kuzhina ndërkombëtare por edhe një pamje 360 gradëshe e Bosforit.



Bare
1.       Lucca Bistro Bar, është një kafe moderne e themeluar në vitin 2004. Ndodhet në zonën e Bebekut dhe ofron ushqime, kokteile të mira sic është Satsuma Vodka dhe atmosferë super të këndshme për njerëzit më trendy



- Fazil Beu Bar  vendi ku shërbehet kafja më e mirë turke në Stamboll. E pjekur ne vend aroma e saj është e pazëvendësueshme. Me muzikë të vjetër në sfond, mobilje prej druri e foto bardh e zi  në muret e tij, ky bar e ka ruajtur  nostalgjinë të paprekshme  që prej hapjes në 1923. 

    Pierre Loti Café. Një përvojë e jashtëzakonshme do të ishte nëqoftëse  kafen e shijoni në Pierre Loti Café aty ku ju shoqëron dhe  një nga pamjet më të bukura të qytetit dhe prej andej mund të shihni edhe urën e famshme Galata. Ajo është në zemër të Stambollit, duke lidhur dy cepa të gjirit Briri i Artë. Në perëndim të Urës është kontinenti europian dhe në lindje Azia. Julien Viaud, oficer francez marine, i cili shkruante novela nën pseudonimin Pierre Loti, e vizitonte shpesh këtë kodër duke shkruar për qytetin që dashuronte. Në kohën e Loti-t, kafeja ishte e thjeshtë me disa stola dhe një sobë ku gatuhej kafe turke. Sot në këtë zonë ka edhe një hotel me 5 yje dhe një restorant shumë të frekuentuar.  

Qendra Tregëtare

1.     Kanyon Shopping Mall është një qendër tregëtare super moderne dhe luksoze. Në të gjenden 160 butikë që mbajnë markat më të famshme botërore dhe vendase. Pjesë e kësaj qendre është edhe dyqani i famshëm britanik Harvey Nichols.



Saturday, March 1, 2014

10 gjëra që duhet të dish për Stambollin

Stambolli është një destinacion i bukur, i nxehtë dhe mistik, dhe nuk po flasim për motin! Në këtë qytet fantastik janë plot 1736 gjëra që duhet të bësh, por ne duam tju japim vetëm 10 fakte interesante për këtë qytet fantastik.


10 gjëra që duhet të dish për Stambollin

1.Stambolli ka qenë kryeqyteti i disa prej perandorive më të mëdha si asaj Romake, Bizantine, Latine dhe Otomane. Tani është qyteti më i madh i Turqisë me një popullësi prej 13 milionë njerëzish-më shumë se Belgjika- dhe qyteti i dytë për nga madhësia.


2. Kur perandori Romak Konstandini i Madh e bëri qytetin, kryeqytet të perandorisë romake, vendosi ta ndërtonte atë në shtatë kodra si Romën. Qyteti mori edhe emrin e tij Konstantinopojë (qyteti i Konstandinit) deri në vitin 1930 kur u quajt Stamboll. Për tu siguruar që emri Stamboll do të mbetej dhe përdorej nga populli, zyra e postës nuk dorëzonte asnjë pako apo letër në adresën e të cilës shkruhej “Konstandinopojë”

3. Gjatë kohës së Perandorisë Osmane, në qytet numëroheshin mbi 1400 banjo publike ndërkohë që në asnjë vend të Europës nuk kishte të tilla.


4. Stambolli ka metronë e tretë më të vjetër në botë pas Neë York dhe Londrës. Ajo u ndërtua në vitin 1875 dhe është 573 metra e gjatë. Metroja ndodhet në zonën e Beyoglu.





5. Xhamia Blu është e vetmja xhami në qytet që ka gjashtë minaret. Legjenda thotë që kur u ndërtua ajo kishte një minaret më shumë se xhamia e madhe në Mekë (4 ishte numri maksimal i minareve të ndërtuara në një xhami) ndaj kjo u konsiderua si mungesë respekti në botën islame. Për të zgjidhur problemin, një tjetër minare iu shtua edhe xhamisë së Mekës.





6. Hagia Sophia ka qenë kisha më e madhe në botë për plot 900 vjet deri sa u ndërtua Katedralja e Seviljes. Hagia Sofia ka qenë mes 20 finalistëve për tu shpallur ndër 7 Mrekullitë e Reja të Botës.



7. Mund të mendosh që origjina e tulipanëve gjendet në Hollandë, por tulipanët e parë u dërguan në Vienë nga Perandoria Otomane në vitin 1554 dhe u përhapën në mbarë Europën. Popullariteti i tyre ishte shumë i madh në Hollandë për shkak të kushteve të mira të motit.


8. Katër kuajt e bronxtë që dekorojnë Katedralen e Shën Markut në Venecia u morrën nga Stambolli (Kostandinopoja asokohe) nga kalorësit e kryqëzatave të shekullit të 13-të.



9. Pazari i Madh (Kapali Çarshia”)është një ndër tregjet më të mëdha dhe më të vizituara në botë. Tregu i mbuluar strehon mbi 3000 dyqane që ndahen në 61 rrugë. Për ti vizituar të gjitha të duhen plot tre ditë.

10. Caji është kthyer në një pije kombëtare jo shumë kohë më parë.


Më parë kafeja turke ishte pija kryesore por duke qenë se kafeja u bë shumë e shtrenjtë dhe gjethet e cajit mund të rriteshin në zonën e Detit të Zi, caji i zuri vendin kafesë.

Kafeja nuk mund të prodhohet në Turqi për shkak të kushteve jo të favorshme.



11. Të gjithë e dimë, por ia vlen të përmendet gjithsesi. Stambolli është i vetmi qytet në botë që lidh dy kontinente. 

10 FAKTE INTERESANTE MBI KARNAVALET E RIO DE JANEIRO

Rio de Janeiro është në festë. Janë karnavalet, spektakli më shumëngjyrësh dhe ritmik në botë.




Karnavalet e Brazilit do të vazhdojnë edhe gjatë tre ditëve të ardhshme ndërsa sipari do të ulet me 4 Mars. Spektakli më shumëngjyrësh në botë nxjerr në pah veshje ekstravagante, samba dhe vajza nga më të bukurat e botës! 


Karnavalet e Brazilit janë tashmë një traditë ekstravagante dëfrimi, lakuriqësie dhe ritmi. Karnavalet janë një eveniment i madh mediatik, me mbi 50,000 të pranishëm dhe miljona telespektatorë. Zanafilla e Karnavaleve daton në vitin 1723. Ato përfundojnë me kurorëzimin e Mbretit të Dhjamosur (Momo) të cilit i jepet një celës floriri nga Kryebashkiaku i Rios. Ju njohim me 10 fakte interesante mbi Karnavalet e Rios.




1.      Fillimi i Karnavaleve shënon fillimin e Lent-it, një periudhë 40 ditore sacrifice para Pashkëve.
2.      Në vitin 2011, 5 milionë njerëz morrën pjesë në festimet e Rios. 800.000 prej tyre ishin të huaj.
3.      Parada e parë është mbajtur në vitin 1855. Në të morri pjesë dhe perandori i atëhershëm Don Pedro II. Por vetëm në vitin 1889 policia braziliane lejoi mbajtjen zyrtare të paradave.


4.      Gjatë karnavaleve, cdo ditë nëpër rrugë zbresin mbi 2 milionë njerëz.
5.      Më shumë se 200 shkolla sambash marrin pjesë në Karnavale. Një shtëpi sambe me emrin Portela Samba është me fatkeqja sepse nuk i ka fituar kurrë karnavalet pavarësisht një magjie të bërë nga pronari i saj në vitin 1974. Thuhet që mallkimi që rëndon mbi shtëpinë e sambës të Natalino Jose do Nascimento do të zgjasë 30 vjet.
6.      Parada e Karnavaleve mbahet në zonën e njohur si Sambadromë

7.      Kërcimi i sambës e ka origjinën në zonën e Bahias e njohur për ritmet afrikane që u formua në Rio rreth vitit 1920. Samba në fakt është një kërcim i improvizuar nga një grup miqsh . Kënga e pare Samba quhej “Pelo Telefone” ( Pranë telefonit”. Vetëm në vitin 1963, festimet e karnavaleve përfshinë sambën e cila u prezantua nga shtëpia e parë e sambës Salguiro. Sambadrome u ndërtua në vitin 1984 dhe që atëherë është kthyer në arenën zyrtare të kërcimeve.

8.      Karnavalet në Brazil janë një festë kombëtare.

9.      Shumë banorë të Rios që nuk duan të shohin Karnavalet largohen nga qyteti për disa ditë.

10.     Karnavalet e Rios njihen në të gjithë globin si “festa më e madhe e botës”