Rio de Janeiro është në festë. Janë karnavalet,
spektakli më shumëngjyrësh dhe ritmik në botë.
Karnavalet e Brazilit do të vazhdojnë edhe gjatë tre ditëve
të ardhshme ndërsa sipari do të ulet me 4 Mars. Spektakli më shumëngjyrësh në
botë nxjerr në pah veshje ekstravagante, samba dhe vajza nga më të bukurat e
botës!
Karnavalet e Brazilit janë tashmë një traditë ekstravagante dëfrimi,
lakuriqësie dhe ritmi. Karnavalet janë një eveniment i madh mediatik, me mbi
50,000 të pranishëm dhe miljona telespektatorë. Zanafilla e Karnavaleve daton
në vitin 1723. Ato përfundojnë me kurorëzimin e Mbretit të Dhjamosur (Momo) të
cilit i jepet një celës floriri nga Kryebashkiaku i Rios. Ju njohim me
10 fakte interesante mbi Karnavalet e Rios.
1.
Fillimi
i Karnavaleve shënon fillimin e Lent-it, një periudhë 40 ditore sacrifice para
Pashkëve.
2.
Në
vitin 2011, 5 milionë njerëz morrën pjesë në festimet e Rios. 800.000 prej tyre
ishin të huaj.
3.
Parada
e parë është mbajtur në vitin 1855. Në të morri pjesë dhe perandori i atëhershëm
Don Pedro II. Por vetëm në vitin 1889 policia braziliane lejoi mbajtjen zyrtare
të paradave.
4.
Gjatë
karnavaleve, cdo ditë nëpër rrugë zbresin mbi 2 milionë njerëz.
5.
Më
shumë se 200 shkolla sambash marrin pjesë në Karnavale. Një shtëpi sambe me
emrin Portela Samba është me fatkeqja sepse nuk i ka fituar kurrë karnavalet
pavarësisht një magjie të bërë nga pronari i saj në vitin 1974. Thuhet që
mallkimi që rëndon mbi shtëpinë e sambës të Natalino Jose do Nascimento do të
zgjasë 30 vjet.
6.
Parada
e Karnavaleve mbahet në zonën e njohur si Sambadromë
7.
Kërcimi
i sambës e ka origjinën në zonën e Bahias e njohur për ritmet afrikane që u
formua në Rio rreth vitit 1920. Samba në fakt është një kërcim i improvizuar
nga një grup miqsh . Kënga e pare Samba quhej “Pelo Telefone” ( Pranë telefonit”.
Vetëm në vitin 1963, festimet e karnavaleve përfshinë sambën e cila u prezantua
nga shtëpia e parë e sambës Salguiro. Sambadrome u ndërtua në vitin 1984 dhe që
atëherë është kthyer në arenën zyrtare të kërcimeve.
8.
Karnavalet
në Brazil janë një festë kombëtare.
9.
Shumë
banorë të Rios që nuk duan të shohin Karnavalet largohen nga qyteti për disa
ditë.
10.
Karnavalet
e Rios njihen në të gjithë globin si “festa më e madhe e botës”
No comments :
Post a Comment