Max Travel: April 2014

Contacts

MAX TRAVEL

Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495

E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania

Monday, April 28, 2014

10 SEKRETET E IBIZES


Ibiza është një ishull idiklik me një bukuri marramendëse, plazh të pastër e ujëra të kulluar ku  çdokush mund të kalojë pushimet e ëndrrave . 



Netët e shfrenuara janë vetëm një aspekt i Ibizës,. sepse ishulli ka absolutisht nje bregdet të mrekullueshëm, me mijëra brigje për t’u zbuluar, për të mos përmendur pastaj disa nga hotelet më të vecantë në Mesdhe. Ejani në verë nëIbiza për të shijuar rerën e bardhë, për të shijuar ne det kobalt dhe per të parë perendimin magjik të diellit me një ose dy mojito. Dëshironi të dini disa sekrete për Ibizën e bukur, ishullin që tundon të rinj e të moshuar?

        1. Emri fillestar i Ibizës në vitin 654 PK ishte Ibossim. Ky emër u vendos nga një grup udhëtarësh fenikas në nder të Bes-it, perëndisë egjiptiane të mbrojtjes së të vdekurve dhe të gjallëve, por edhe perëndia i kërcimit dhe muzikës, kozmetikës dhe zbukurimit të femrave




  2.      Popullësia e Ibizës është 132.637 banorë, por ishulli vizitohet nga 2.8 milionë turistë nga e gjithë bota.
3.       Në vitin 1990, Ibiza u fut në Librin e Rekordeve Guiness si “Ishulli më I bukur i Argëtimit në botë”  
      4.  Në rast të një sulmi bërthamor, Ibiza sipas Nostradamusit do të ishte I vetmi ishull në Hemisferën e Veriut ku do të zhvillohej jeta për shkak të kushteve karakteristike



5.       Në brigjet e Ibizës, ekziston një ishull shumë i vogël  me emrin Es Vedra që sipas banorëve është shumë mistik. Ishulli ka një fushë magnetike shumë të fortë të ngjashme me Trekëndëshin e Bermudës dhe asnjë busull nuk funksionon aty. Këtu mendohet të jetë mbytur qyteti i Atlantis, vendei ku Odisea u takua me sirenat dhe pikëtakimi i UFO-ve.



6.       E dini pse toka në Ibiza ka ngjyrën e portokalltë? Janë pikërisht halat e pishave të cilat kur bien në tokë lëshojnë një ngjyrues të portokalltë (si në rastin e çajit) duke bërë dheun me këtë ngjyrë.



    7.  Ibiza nuk ka ujë…. Domethënë nuk ka lumenj të rrjedhshëm. I vetmi lum i Ishullit Santa Eulalia u than ë vitet 70.

8.       Ibiza në fakt nuk është një ishull, por thjesht një majë mali. 5 milionë vite më parë, oqeani Atlantik u derdh mbi ngushticën e Gjibraltarit duke krijuar detin Mesdhe që ne e duam fort.

9.       Ibiza është vendlindja e Kristofor Kolombit
10.   Në Ibiza, zvarranikët, kafshët, insektet janë të padëmshëm. Fauna në këtë vend është shumë pasive dhe aspak e rrezikshme.




Kontaktoni me Max Travel dhe merrni ofertat më të mira për pushime të paharrueshme në Ibiza!