Max Travel: August 2014

Contacts

MAX TRAVEL

Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495

E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania

Thursday, August 28, 2014

PËRSE DUHEN HAPUR GRILAT E DRITAREVE NË AVION


Sa herë që jam në avion, më duket sikur kthehem në robot, sepse bëj gjithmonë atë që më thonë stjuardesat e linjës ajrore. Kontrolloj nëse kam lidhur rripin e sigurimit, rregulloj sediljen në pozicionin e kërkuar, fik telefonin celular dhe sigurohem që grilat e dritareve të jenë të hapura, edhe pse nuk e kam kuptuar kurrë pse. Njoftimi i fundit i kompanive ajrore Qantas dhe Virgin se do të lejojnë mbajtjen ndezur të aparatëve celularë gjatë gjithë fluturimit, më ka bërë më shumë kurioz për çështjen e grilave. Pas një kërkimi në internet munda të mbledh disa arsye se pse grilat duhet të jenë të hapura gjatë ngritjes dhe zbritjes së avionit.

  • ·         Pasagjerët janë gjithmonë kuriozë, dhe ata përbëjnë “sytë shtesë” të pilotëve dhe ekuipazhit. Nëse ka diçka shqetësuese që po ndodh në krahët e avionit, apo në motor, pasagjerët do të jenë të parët që do ta shohin dhe do të vënë menjëherë alarmin.
  • ·         Në rast emergjence, çdo sekond ka rëndësi. Nëse grilat janë të hapura, ekuipazhi mund të shohë kushtet e jashtme dhe një gjë e tillë ndihmon në rast evakuimi (si përshembull, cilën derë të emergjencës duhet të përdorin, nëse njëra anë ka marrë flakë)
  • ·         Gjatë ditës, hapja e grilave i bën sytë të përshtaten më mirë me dritën. Pra në rast se është nevoja për një evakuim të menjëhershëm sytë e pasagjerëve nuk do të goditen nga kontrasti  i menjëhershëm me dritën që mund të jetë i dëmshëm për sytë.
  • ·         Ekuipazhi i fluturimit ka vetëm 90 sekonda kohë për të evakuar pasagjerët. Ndaj ju duhet e gjithë ndihma e mundshme.
  • ·         Së fundmi, ngritja në ajër dhe ulja në tokë e avionit, konsiderohen si koha më kritike e një fluturimi, sepse pikërisht në këto dy segmentë ndodhin dhe aksidentet më të mëdha.


Prandaj është shumë e nevojshme që t’i bindesh stjuardesës dhe mos ta sfidosh atë me kapriço që mund të të marrin ty dhe të tjerët në qafë


10 vendet më të mira për t’u vizituar në Itali

Italia është një nga vendet më të vizituara në botë. Ja disa nga 10 vendet më të preferuara italiane nga turistët.

Roma


Kryeqyteti italian nuk është ndërtuar në një ditë të vetme! Kjo shprehje e justifikon mjaft mirë faktin se për të parë Romën ju duhet shumë kohë. Me shumë atraksione për të vizituar, këtu gjithmonë do të gjeni diçka për të bërë. Mund të eksploroni Forumin antik romak dhe të ecni mbi gjurmët e Perandorit Çezar, të shikoni Vatikanin, të shprehni një dëshirë në Shatërvanin Trevi… Roma është një ndalesë e padiskutueshme në udhëtimin tuaj të Italisë.

Firence


Vendlindja e Rilindjes dhe shtëpia e Davidit, Firence është ndalesa e dytë që ju rekomandojmë në Itali. Për adhuruesit e artit dhe ushqimit, Firence është vendi ideal! Provoni akulloren! Shijon si në asnjë vend tjetër të botës! Një tjetër bonus: Firence ndodhet pikërisht në Toskanë, rajoni kryesor i verës në Itali.

Venecia

Qyteti i të dashuruarve, Venecia është një vend i përsosur për çifte dhe familjarë. Shëtisni në Sheshin San Marko dhe luani me pëllumbat, shëtisni nëpër rrugica dhe bëni një xhiro me gondola përmes kanaleve. Venecia mund të jetë një qytet i shtrenjtë, por çdo qindarkë e shpenzuar këtu ia vlen të harxhohet!

Cinque Terre


Pesë qytete që ndodhen në shkëmbinj me pamje nga deti, Cinque Terra janë thjeshtësisht marramendëse. Kaloni ditën duke ecur në rrugën prej 12 kilometrash që lidh çdo qytet, eksploroni rrugicat dhe ndaloni në kafenetë e vogla. Shijoni korijet e ullinjve në kodra dhe relaksohuni me një gotë freskuese me Limoncello.

Sicilia



Sicilia mund të jetë e famshme për mafien e shumëpërfolur, por në të vërtetë ofron më shumë se aq. Sicilia ka një histori të gjatë sundimesh të huaja dhe si rezultat ka shumë kultura eklektike të përziera së bashku. Çdo qytet i vogël duket sikur ka kulturën e vet. Ejani dhe eksploroni fshatrat dhe qytetet e mirëruajtura! Do t’i shijoni pa masë.

Torino

Torino është një qytet i madh në Italinë Veriore që njihet mirë si vendi i “Velit të Torinos” (një cohë prej 4.3 metrash që besohet se është tunika e trupit të Krishtit, me të cilën ai është varrosur), dhe si vendi i Lojërave Olimpike Dimërore të 2006. Me vendndodhje pranë Alpeve, me lumin Po që rrjedh në mes të qytetit, dhe vilat që pikëzojnë rrethinat, Torino tërheq çdo ditë e më shumë turistë nga e gjithë bota!

Kapri


Kapri është një ishull italian në Gjirin e Napolit. Ka qenë një destinacion kryesor rezortesh turistike që në kohërat e perandorisë romake dhe tani është shumë popullor mes të pasurve të botës. Gjatë muajve të verës, ishulli pret shumë vizitorë, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve qëndrojnë në qytetet kryesore.

Sorrento



Porta hyrëse në bregdetin Amalfi ndodhet në Gjirin e Napolit. Është veçanërisht plot me njerëz gjatë verës, por qyteti është i madh dhe ofron diçka për këdo nga vizitorët e tij. Ky destinacion deti ka qenë aktiv për qindra vite dhe ka një histori mjaft të pasur. Udhëtimi në jug të Italisë do ishte i paplotë pa një vizitë në Sorrento!

Abruzzo


Abruzzo ofron disa nga qytetet kodrinore më të mirëruajtura të kohës së Mesjetës dhe Rilindjes. Shumë qytete ndodhen brenda parqeve rajonale dhe kombëtare, kështu nuk zhvillohen me ritme të shpejta.



San Gimignano 


San Gimignano është një qytet kodrinor mesjetar dhe i rrethuar me mur në Toskanë. Ky qytet është i famshëm për arkitekturën mesjetare, veçanërisht kullat e tij të larta. Nga 72 kulla që kanë qenë dikur, sot kanë mbetur vetëm 13. San Gimignano është një destinacion popullor për turistët që vizitojnë gjatë ditës Firencen dhe kalojnë natën këtu, ku mund të qetësohen dhe të kthehen pas në kohë.

Wednesday, August 27, 2014

5 GJËRA QË DUHET TË BËSH NË GUSHT

1.       Bëj një udhëtim të minutës së fundit në Europë

Ekspertët e udhëtimit janë të mendimit se Gushti është një periudhë shumë e bukur për të vizituar restorantet, muzeumet dhe dyqanet e shumta në mbarë Europën. Çmimet janë të ulëta dhe ia vlen një arratisje e shkurtër.

2.       Rezervo një udhëtim me jaht në Turqi.

Udhëtimet me anije ose jaht në brigjet Turke janë shumë popullore në mesin e turistëve të huaj. Është mënyra më e mirë për të zbuluar bregdetin e magjishëm Turk.

3.       Rezervo hotele të lira në Itali

Italia është një destinacion që rezervohet shumë herët.  Njerëzit që duan të shkojnë në vjeshtë ose në dimër, i bëjnë rezervimet në Gusht dhe kështu përfitojnë paketa tmerrësisht të mira!

4.       Maldivet për Vitin e Ri

Resortet në Maldive rezervohen që në Gusht nga pushuesit që duan të festojnë Vitin e Ri apo Krishtlindjet buzë plazheve fantastike. Por Gushti është edhe periudha kur dikush mund të anullojë dhomën e rezervuar të cilën mund ta kapësh shumë lirë.

5.       Planifiko një crociere në Alaska

Udhëtimet me anije në Alaska janë tepër të preferuara nga turistët e huaj. Është një eksperiencë unike që përjetohet vetëm një herë në jetë. Rezervimet nisin që në Gusht, duke arritur kulmin në muajin Tetor.


Tuesday, August 26, 2014

NË FUND TË BOTËS, KU JETA ËSHTË SHUMË E BUKUR

Ka vende në botë, ku nuk ka luftë, ku paraja nuk është shqetësimi kryesor dhe mbi të gjitha ku deti është gjithmonë mikpritës. 


Një prej tyre është Cook Islands, (të vendosura në qendër trekëndëshit polinezian të formuar nga Hawai, Zelanda e Re dhe ishulli i Pashkës) në fund të botës ku ndihesh tërësisht i izoluar por gjithashtu në paqe. 


Një prej ishujve në Cook Islands është ishulli i Palmerston, një copëz parajse ku është shumë e vështirë të futesh për shkak të terrenit dhe stuhive. Që të shkosh në Palmerston të duhet një udhëtim me anije që zgjat 9 ditë dhe gjatë këtyre 9 ditëve nuk sheh asgjë tjetër përveç detit dhe qiellit. Por me të mbërritur në Palmerston, e di që ndodhesh në parajsë. Këtu gjithçka të ofron qetësi, paqe, lumturi. I thua lamtumirë telasheve dhe mirëpret jetesën e lirë dhe pa kokëçarje. Ishulli ka një popullësi tejet të vogël prej vetëm 62 banorësh por të gjithë i gëzohen rërës së bardhë dhe arrive të kokosit. Këtu jeta është 100% perfekte. Anijet me furnizime ushqimore vijnë dy herë në vit, ndaj banorët mjaftohen dhe i janë mirënjohës natyrës që ofron me bollëk peshkun dhe arrat e kokosit. 


Të 62 banorët nuk punojnë por i gëzohen jetës. Ata nuk kanë Facebook, Instagram apo internet. Nuk kanë probleme rrogash apo kredish. Këtu, je i lirë të bësh ç’të duash, sepse në fund të fundit, të gjithë janë në kërkim të lumturisë së pastër dhe ajo gjendet në Ishullin Palmerson 





5 ARSYE PSE DUHET TE SHKOSH NE PLAZH

Populli thotë “Afër detit afër Mbretit” dhe kjo shprehje është shumë me vend po të lexosh librin më të fundit të Wallace J. Nichols mbi mënyrën se si uji na bën më të lumtur. Libri me titullin “Blue Mind - The Surprising Science That Shows How Being Near, In, On, or Under Water Can Make You Happier, Healthier, More Connected, & Better at What You Do” (Mendja e kaltër- Shkenca që tregon se të qëndruarit pranë, mbi, në ose nën ujë të bën më të lumtur, më të shëndetshëm, më të lidhur me njerëzit dhe më të mirë në punën që bën”  është rezultat i një pune 10 vjeçare kërkimore mbi mënyrën se si uji josh trurin të lëshojë elemente kimike pozitivë si dopamine, sertonina dhe oksitoksina . Por cilët janë teoritë e Nichols që na e bëjnë mendjen “të kaltër” si uji i detit që e duam aq shumë



1.      Uji na kthen në gjëndjen tonë të natyrshme

Ne jemi të lidhur me ujin që në fillim të jetës. Trupi i foshnjës përbëhet nga 75% ujë. Por ndërsa rritemi, trupi ynë nis e thahet. Megjithatë ¾ e trurit të njeriut përbëhet nga uji dhe 31% e kockave përbëhen gjithashtu nga uji.  Sipas Nichols “paraardhësit tanë të lashtë erdhën nga uji dhe u zhvilluan nëpërmjet notit, zvarritjes dhe ecjes. Uji në qelizat tona krahasohet tërësisht me atë që gjendet në det.” Lidhja biologjike me ujin sipas Nichols shkakton një kundërpërgjigje të menjëherëshme në tru. E keni vënë re se sapo gjendeni pranë detit jeni të bindur që “ndodheni në vendin e duhur?”



2.      Kur jemi pranë detit jemi të shplodhur
Çdo fotografi në lidhje me detin na qetëson automatikisht. Është e çuditshme por pamja e ujit të heq menjëherë stresin. Nichols thotë që njerëzit që shohin fotografi të zonave urbani ndihen automatikisht më të stresuar, ndërsa panorama e detit, liqenit, oqeanit të shkakton emocione pozitive dhe të sjell ndërmend kujtime të bukura.


3.      Të shohësh fotografitë është bukur, por akoma më bukur është të shkosh pranë ujit

Të shikosh ujin në një fotografi është një perjetim i bukur, por të jesh pranë tij është më e nevojshme. Në librin e tij, Nichols i referohej një aplikacioni të njohur si Mappines që maste nivelin e lumturisë të personave që e kishin shkarkuar atë. Rezultatet tregonin se nga 1.1 milionë persona, 5.2% e tyre ishin më të lumtur kur ishin pranë ujit.


4.      Uji rinon një mëndje të lodhur

Sipas Nichols, truri ynë ka nevojë për tu karikuar shpesh. Pamjet e bukura të natyrës ndihmojnë në çlodhjen e trurit. Një studim në lidhje me performancën e studentëve në mësime, tregonte se ata që kishin dritaret me pamje nga pemët dhe liqeni performonin ndjeshëm më mirë se ata që kishin dhomën nga rruga apo ndërtesa pa shenjë gjelbërimi. Studimi tregonte se natyra jo vetëm që rinon mendjen e lodhur por e bën atë më të vëmendshme!  

5.      “E kaltra” të qetëson

Ngjyra e kaltër mesa duket është ngjyra më e pëlqyer në botë. Sipas një studimi të vitit 2003 që shqyrtonte preferencat e 232 njerëzve nga e gjithë bota rezultoi se 42% e meshkujve dhe 35% e femrave  preferonin ngjyrën blu. Në fakt ky zbulim nuk duhet të na bëjë përshtypje. Ne jemi rritur në një planet ku ngjyra e qiellit dhe detit është e kaltra prandaj kjo ngjyrë shkakton një kundërpërgjigje pozitive të trurit. E keni vënë re, që thjesht duke parë detin nga larg, ndjen gëzim, qetësi, mirësi, madje dhe eufori?! Të gjitha këto vijnë si pasojë e dopaminës që lëshon truri.

Nëse keni nevojë për më shumë bindje sepse duhet të shkoni pranë ujit, shikoni fotot e të gjithë njerëzve që janë të rrethuar nga ngjyra e kaltër. Ata janë TË LUMTUR

Friday, August 15, 2014

Pas vdekjes.... mund të kthehesh në diamant!



Diamantët janë miku më i mirë i një femre, por ndodh që ato mund të jenë diçka më tepër. Një kompani zvicerane Algordanca zotohet se nëse ke humbur një njeri ajo mund ta bëjë atë të përjetshëm… duke e kthyer në diamant. 




Kompania merr hirin e trupit të djegur në crematorium dhe e kompreson atë mjaftueshëm duke e kthyer në diamant. Çdo vit në këtë kompani hiri i trupave të 800-900 personave kthehet në diamant. Deri më tani 5000 persona të vdekur janë kthyer në diamantë. Pjesa më e madhe e gurëve të çmuar dalin në ngjyrë blu, për shkak të elementit të boronit që gjendet në kockën e njeriut. Ndodh edhe që ndonjë diamant del me ngjyrë të bardhë, të verdhë apo të zezë, por zyrtarët e kësaj kompanie kanë vënë re se zakonisht diamanti del me ngjyrën e syve që ka pasur i vdekuri. Kostoja e kthimit të hirit të njeriut të vdekur në diamant varion nga $5,000 - $22,000. Procedura është e tillë: hiri kthehet në karbon dhe kundrejt presionit dhe nxehtësisë për javë të tëra kthehet në diamant. Kështu, njeriun më të dashur të zemrës mund ta kesh gjithmonë me vete në formën e një guri të çmuar dhe plot shkëlqim 

Tuesday, August 5, 2014

10 Artikujt më të vjedhur nëpër hotele!

Janë të shumtë ata që vdesin nga dëshira të marrin diçka nga hoteli ku kanë pushuar. Sepse, hoteli i ka më të mira çarçafët, peshqirët, sapunët, jastëqet, perdet... madje edhe letrën higjenike e kanë më të mirë! Sikur të mos mjaftonin ofertat që shumë njerëz marrin për hotelet e preferuara, disa klientë preferojnë të marrin një “shpërblim” të vogël për qëndrimin e tyre në një hotel të caktuar. Pra duke vjedhur gjithçka që nuk është e ngjitur, vidhosur ose e gozhduar në mur. Ju prezantojmë me listë e 10 artikujve më të vjedhur nëpër hotele!





1.     Perde dhe mbulesa!
Mesa duket kleptomaniakët dëshirojnë që shtëpia e tyre të ngjajë si një hotel. Më keq akoma, shumë prej këtyre hajdutëve mendojnë se mund tia dalin pa u lagur




2.     Artikuj të kuzhinës
Thika, pirunj, lugë, të gjitha përfundojnë në valixhe. Kështu ndodh kur porosit ushqim për katër persona kur je i/e vetëm në dhomë dhe pretendon se ke një uri të jashtëzakonshme!


3.     Pantofla
Edhe nëse janë të parehatshme, ose me një numër më të madh se këmba, këto produkte janë më të vjedhurat. Në fund të fundit është si një dyqan –one stop shop- për pantofla!


4.     Rrobëdishamër
Klientët mendojnë se nuk do të kapen po ta fusin këtë rrobë në valixhen e tyre, bashkë me shampot e vogla të trupit dhe kokës, sapunët, qeset e flokëve etj!


5.     Shishet e Mini-Bar
Vjedhja e produkteve alkolike nga mini bari është një epidemic. Për më tepër, klientët pijnë alkolin dhe mbushin shihet me ujë ose lëng molle ose edhe me urinën e tyre.


6.     Jasteqët
Edhe jastekët janë një artikull mjaft i preferuar për tu vjedhur, sepse gjithmonë në hotele të bie një jastëk i mire që duket se është bërë fiks për ty. Gjithmonë mbetet budallallëk të vjedhësh një jastëk duke qenë se recepsioni ka të regjistruar të dhënat e tua.

7.     Bateri
Bateritë janë nga ato produkte për të cilat njerëzit mendojnë se nuk ia vlen të paguash. Ky mentalitet shfaqet shumë kur nëpër të gjithë hotelet e botës, bateritë nga pulti i televizorit janë gjithmonë të hequra!


8.     Peshqirë
Peshqirët janë artikulli më i vjedhur nga hotelet në të gjithë botën sa që është kthyer në një fenomen alarmues. Hotelet luksoze kanë arritur deri aty sa të installojnë mikroçipe nëpër peshqirë për të kapur hajdutët. Peshqirët e hoteleve janë të butë, me erë të mire dhe mjaft të rehatshëm por nuk mund ti marrësh dot me vetë në polici J