Max Travel: February 2017

Contacts

MAX TRAVEL

Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495

E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania

Thursday, February 23, 2017

6 Gjërat Që Nuk Duhet të Bësh (Kurrë) në Fluturim


Rregullat bazë janë këto: shkoni në kohë në aeroport, mos harroni pasaportën dhe biletën. Këshillat për një fluturim të qetë dhe pa stres janë të panumërta, por shumë prej nesh shpesh nuk i ndjekim këto këshilla. Ndaj nëse nevojitet, Max Travel ju këshillon për gjërat që nuk duhet të bëni në fluturim duke nisur me përdorimin e alkolit deri tek shakatë pa kripë me rojet e sigurisë.


Mos pini alkol përpara fluturimit.

Momenti kur të njoftojnë që fluturimi është me vonesë shkakton trishtim dhe acarim, por alkoli nuk e mpin dot dhimbjen e as largon trishtimin. Mos shtyni kohën në bar duke pirë alkol, sepse ndikimet e pirjes së tij do i ndiejnë të gjithë pasagjerët e tjerë.

  Mos pranoni të mbani plaçkat e të tjerëve

Shumë njerëz e bëjnë këtë gabim, ndonëse e dimë shumë mirë që nuk duhet të pranojmë të mbajmë çantat e askujt përveç të vetes. Nuk e di kurrë se çfarë mallrash ose produktesh të rrezikshme mund të ketë pasagjeri tjetër në çantën e tij. Ndodh që e gjen veten të ndaluar nga policia për mbajtjen e produkteve të paligjshme dhe vështirë t’ua mbushësh mendjen që çanta nuk është e juaja.

 Mos jini harbutë me ekuipazhin në fluturim

Stjuardesat janë në përgjithësi të sjellshme, të këndshme dhe plot buzëqeshje. Por ndonjë prej tyre mund të sillet shumë keq dhe mund t’ju mërzisë. Mos ia nxirrni nervat asaj ose atij. Keni mënyra të tjera për tu ankuar. Mos harroni se në raste problemesh teknike të avionit, jemi në duar të Zotit pastaj të stjuardesës, e cila mundet të na ndihmojë ose jo në nxjerrjen e maskës së oksigjenit apo fryrjes së jelekut të shpëtimit. Mos harroni që stjuardesa na sjell pije dhe ushqime, ndaj nëse nuk dëshironi që ajo të sabotojë fluturimin tuaj, silluni mirë.

  



                                  Kurrë mos bëni shaka me fjalët “bombë” ose “eksplozivë”

Nuk ka rëndësi nëse jeni të veshur me rroba firmato, biznesmenë apo të thjeshtë. Nëse bëni shaka pa kripë që përmbajnë fjalët “bombë” kur ndodheni në avion, jo vetëm që do të vononi fluturimin, por policia do t’ju përcjellë me ceremoni  nga avioni. Kurrë mos bëni shaka me këto gjëra!

      
    
   





 Mos provoni ushqime të reja përpara fluturimit
Ushqimi në aeroport lë shumë për të dëshiruar. Mos provoni ushqime të reja dhe ekzotike sado tunduese të duken. Rreziqet që të helmoheni, t’ju kapë diareja ose t’ju shpërthejnë të vjellat janë shumë të mëdha.

 Mos blini bileta me tranzit më pak se një orë.

Nëse nuk doni të vraponi si të çmendur nëpër terminale, të qani kur të humbisni fluturimin, ose të përplaseni në sedilje pa frymë pasi e keni kapur fluturimin për pak minuta, shmangni biletat me tranzit të shkurtër.



Friday, February 10, 2017

KULLA EIFEL DO TË RRETHOHET ME MUR?

Autoritetet në Paris kanë ndërmarrë një plan miliona dollarësh për të përmirësuar sigurinë përreth atraksionit kryesor të qytetit, Kullës Eifel. Ata kanë vendosur të ndërtojnë një mur qelqi anti-plumb që do të rrethojë të gjithë strukturën.

Ndërtimi i këtij muri do të kushtojë 20 million Euro. Përgjatë 15 viteve të ardhshme, Parisi do të shpenzojë plot 300 milionë Eurosh për të përmirësuar sigurinë përreth kullës Eiffel.

Muri i qelqtë anti-plumb do të jetë 2.5 metra i lartë dhe do të mbulojë pjesët e poshtme të kullës dhe kopështet përreth tij. Ai do të përballojë forcën e një kamioni të tërë dhe sulme terroriste të ngjashme. Muri nuk do të ndalojë turistët që duan të vizitojnë kullën, që padyshim do t’i nënshtrohen kushteve të rrepta të sigurisë. 

Friday, February 3, 2017

4 SEKRETET E SHATËRVANIT TREVI NË ROMË


Roma në Itali është padyshim një nga qytetet me historinë më të pasur në botë. Që nga Koloseumi e deri tek Forum-i, që shpalos madhështinë e Perandorisë Romake, në Romë i ndien të gjitha.

Shatërvani i Trevit u ndërtua në vitin 1700. Ai është një nga atraksionet ikonë të Romës. Është ndërtuar në një prej vendburimeve më të lashta të Romës dhe është ndërtuar me të njëjtin material ndërtimi dhe gurë si Koloseumi. Ajo është një mrekulli e kohëve moderne me lidhje të forta me të shkuarën e Qytetit të Përjetshëm.





Më poshtë do të gjeni disa secrete të këtij Shatërvani që nuk i dinit më parë.


1   1. Trevi është një nga vendburimet e ujit më të lashta të Romës.

Trevi bashkon tre rrugë në famshme. Trevi vjen nga ‘tre vie” që do të thotë “tre rrugët”, dhe është pika e fundit e dy burimeve të lashta të ujit Aqua Virgo dhe Acqua Vergine.  Këto dy burime thuhet që e morrën emrin nga një virgjëreshë e bukur e cila i joshte ushtarët deri tek burimi me të njëjtin emër.



    2.    Arkitekti i Trevi-t vdiq përpara se shatërvani të përfundonte së ndërtuari

Njësoj me Sagrada Familia të Barcelonës, arkitekti i Shatërvanit të Trevit Nikola Salvi vdiq përpara  të shijonte madhështinë e veprës së tij. Në vitin 1730, Papa Klementi XII udhëroi Alessandro Galilei të niste këtë vepër madhështore. Por qytetarët e Romës e kundërshtuan Galilein për shkak të prejardhjes së tij fiorentine. Kështu, projekti iu dha Salvit. Ai vdiq në vitin 1751. Skulptori Pietro Braçi mbikqyri punimet deri në përfundimin e Shatërvanit në vitin 1762.

            3.   Skulptura e “Asi Kupë” u ndërtua si shenjë hakmarrje

Thuhet që gjatë ndërtimit të Shatërvanit, një berberi të zonës i kishte ardhur në majë të hundës nga zhurma dhe rrëmuja. Çdo ditë, ai i ankohej arkitektit, i cili gjithashtu ndihej i bezdisur sa që vendosi të ngrinte skulpturën e “Asit Kupë” në të majtë të Shatërvanit në mënyrë që berberi të mos kishte kurrë mundësinë të shijonte madhështinë e kësaj kryevepre.


         
  4.  Monedhat e hedhura në shatërvan shkojnë për bamirësi


Tradita e hedhjes së monedhave në shatërvan nisi pas filmit Tre Monedha në Shatërvan të vitit 1954. 

Legjenda thotë se nëse e hidhni monedhën me dorën e djathtë dhe mbi supin e majtë, ju do të ktheheni me siguri në Romë. 

Nëse hidhni një monedhë të dyti, atëherë kthimi juaj në Romë do të jetë shumë romantik, pra do të gjeni dashurinë. 

Nëse hidhni një monedhë të tretë, do të martoheni në Romë.

Që nga viti 2006, shoqata e bamirësisë Caritas mbledh 3000 Euro në ditë të cilat i përdor për programe bamirësie në të gjithë botën.