Autoritetet në Paris kanë ndërmarrë një plan miliona dollarësh
për të përmirësuar sigurinë përreth atraksionit kryesor të qytetit, Kullës
Eifel. Ata kanë vendosur të ndërtojnë një mur qelqi anti-plumb që do të rrethojë
të gjithë strukturën.
Ndërtimi i këtij muri do të kushtojë 20 million Euro. Përgjatë
15 viteve të ardhshme, Parisi do të shpenzojë plot 300 milionë Eurosh për të përmirësuar
sigurinë përreth kullës Eiffel.
Muri i qelqtë anti-plumb do të jetë 2.5 metra i lartë dhe do
të mbulojë pjesët e poshtme të kullës dhe kopështet përreth tij. Ai do të përballojë
forcën e një kamioni të tërë dhe sulme terroriste të ngjashme. Muri nuk do të
ndalojë turistët që duan të vizitojnë kullën, që padyshim do t’i nënshtrohen
kushteve të rrepta të sigurisë.
No comments :
Post a Comment