Max Travel: Neuschwanstein Keshtjella e fantazise

Contacts

MAX TRAVEL

Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495

E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania

Thursday, February 13, 2014

Neuschwanstein Keshtjella e fantazise

Kur turistët dëgjojnë për Neuschwanstein, menjëherë fillojnë të planifikojnë udhëtimin për në Gjermani. Padyshim që kështjella bavariane është një nga më populloret në Europë. Ajo ndodhet në një ambient piktoresk në Bavarinë Jugperëndimore të Gjermanisë. Kështjella u ndërtua nga Ludvig II i Bavarisë ose Mbreti “Ludvigu i çmendur”, si homazh kushtuar Richard Vagnerit, muzës frymëzuese të mbretit.
Nëse kjo kështjellë iu kujton ndonjë gjë, mos u habisni, është kështjella e Bukuroshes së Fjetur të Disney-t në realitet. Ludvigu nuk i lejonte njerëzit që ta vizitonin kështjellën, kështu që nuk ka qenë e hapur për publikun deri shtatë javë pas vdekjes së Mbretit. Që nga viti 1886, mbi 50 milionë njerëz e kanë vizituar kështjellën Neuschwanstein. Këtu vijnë rreth 1.3 milionë vizitorë çdo vit dhe 6,000 vizitorë në ditë gjatë verës.


Kështjella është ndërtuar në stilin neo-romak dhe duhej të dukej më e vjetër seç ishte në të vërtetë. Kishte disa elementë luksi që shumica e kështjellave të tjera nuk i kishin atëherë, si sistemin e ngrohjes dhe sistemin e brendshëm hidraulik. Neuschwanstein u projektua që të ishte skenë e operave të Vagnerit, shumë prej dhomave ndjellin mitologjinë gjermane – frymëzimi i punës së muzikantit. Një nga dhomat befasuese në kështjellë është Grotto, një shpellë artificiale me stalaktite, një ujëvarë, sipas imazhit të operës së Vagnerit “Tannhäuser”.

Edhe pse u projektua sipas standardeve mesjetare, kështjella pësoi disa rinovime moderne shtesë, si uji i rrjedhshëm dhe tualet që shpëlahet vetë. Që në vitin 1990, shteti bavarian shpenzoi 11.2 milionë euro për të rinovuar kështjellën dhe për të përmirësuar pamjen e saj. Kjo ishte një lëvizje e mençur, duke marrë parasysh që kjo është kështjella më e vizituar nga turistët në të gjithë Europën. Në 2007-n, kështjella ishte një nga finalistet për konkursin Shtatë Mrekullitë e Reja të Botës. Nuk arriti të hynte në shtatëshe, por reklamohet si mrekullia e tetë në botë.
Koha e hapjes
prill – shtator, ora 9:00 – 18:00 
tetor – mars, ora 10:00 – 16:00

No comments :

Post a Comment