Lexoni më poshtë një pjesë të skandaleve të errëta të Kishës
Katolike në Vatikan të publikuar në internet.
1. Priftërinjtë në mbështetje të Nazistëve
Shumë priftërinj mendohet se janë
akuzuar se kanë ndihmuar në arratisjen e një numëri të lartë nazistësh gjatë
Luftës së Dytë Botërore. Alois Hudal ishte një prej tyre që nuk i fshehu kurrë
pikëpamjet e tij pro naziste. Ludvig Kaas, një prift i Kishës Katolike dhe
politikan Gjerman i Partisë së Qendrës në Berlin ndihmoi në ardhjen e Hitlerit
në pushtet.
2. Skandalet e Bankave
Banka Katolike Ambrosiano ofroi një sërë kredish për disa
kompani panameze të cilat u ndërmjetësuan
nga Banka e Vatikanit. Kur Ambrosiano falimentoi në vitet 80, Vatikani mohoi të
ketë punuar ndonjëherë me këtë grup banker, ndonëse ofroi 224 milionë dollar për
të shlyer humbjet e disa kreditorëve. Shumë shpejt u zbulua se Banka Katolike
ishte e përfshirë në pastrim parash me disa grupe kriminale italiane, por
askush nga Vatikani nuk doli para përgjegjësisë.
3. Prostituta dhe Homoseksualë
Vatikani thuhet se numëron shumë skandale seksuale. Ka patur
priftërinj të cilët kanë qenë homoseksualë, nga ata që nuk janë aktivë por edhe
priftërinj që e kanë praktikuar hapur preferencën e tyre seksuale që shkon
ndesh me politikat e Vatikanit. Këto të fundit thonë se homoseksualët duhet të
trajtohen me respekt dhe mirësi, por sjelljet e tyre janë kundër ligjit të
natyrës. Dy anëtarë të Vatikanit, Angelo Balducci dhe Ghinedu Ehiem janë të
njohur për organizimin e një rrjeti prostituimi homoseksualësh. Një gjë e tillë
mendohet të ketë çuar në dorëheqjen e Papa Benediktit.
4. Lidhjet me Mafian
Kisha dyshohet të ketë patur një marrëdhënie të trazuar me
organizatat më të fuqishme të Italisë që nga Mafia Siçiliane tek Ndragheta apo
Camorra. Dikur, kur marrëdhëniet e Kishës me shtetin Italian ishin të trazuara,
besohet se Vatikani merrte mbështetje nga mafia. Për vite të tëra, Kisha bëri “një
sy qorr dhe një vesh shurdh” për krimet e mafias, impaktin e të cilëve Italia e
ndien edhe sot në kurriz.
5. Grabitje fëmijësh
Murgesha, priftërinj, mjekë, dhe infermiere në bashkëpunim
me njëri tjetrin kanë grabitur mbi 300.000 fëmijë spanjollë gjatë 50 viteve të
fundit. Vjedhjet kanë ndodhur në spitalet spanjolle sepse këto administroheshin
nga Kisha. Nënave u thuhej se fëmijët ju kishin vdekur, madje atyre u tregonin
edhe trupin e pajetë të një foshnje. Në të vërtetë fëmijët e rrëmbyer bëheshin
pjesë e ndonjë rituali satanic, përdhunoheshin ose shiteshin tek familjet e
pasura. Maria Gomez ishte një nga murgeshat e para që doli para gjyqit për këtë
krim.
6. Abuzim Fëmijësh
Për dekada të tëra, Vatikani ka mohuar të ketë dijeni për
abuzime ndaj fëmijëve. Megjithatë një dokument i nënshkruar nga Papa Xhoni
XXIII në vitin 1962, tregon të kundërtën. Dokumenti shpalos një politikë sekrete
të zbatuar nga Vatikani në lidhje me abuzimet seksuale që i detyronte viktimat
të betoheshin për heshtje të përjetshme. Ata që nuk i bindeshin këtij urdhëri shkishëroheshin. Në internet thuhet se Papa Benedikti, Papa
Francesko dhe shumë të tjerë janë akuzuar se kanë mbuluar skandale të mëdha
seksuale që ndodhnin brenda Kishës. Madje ka disa që shkojnë më tej dhe thonë
se edhe Papët vetë kanë qenë të përfshirë në këto skandale. Sa të vërteta janë
këto? Nuk dihet, por ata që besojnë në teoritë e konspiracionit do ta besojnë
edhe këtë informacion.
No comments :
Post a Comment