Max Travel: A ka rrezik të rrëzohet avioni nëse nuk fik telefonin gjatë fluturimit

Contacts

MAX TRAVEL

Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495

E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania

Thursday, April 7, 2016

A ka rrezik të rrëzohet avioni nëse nuk fik telefonin gjatë fluturimit


Në çdo fluturim jemi mësuar të na thonë të fikim telefonat celularë. A është në të vërtetë mendimi që sinjali i telefonit mund të shkaktojë rrëzimin e avionit një legjendë urbane? Rregulli për fikjen e telefonave celularë lindi në vitin 1991 si rrjedhojë e frikës se frekuencat e telefonave celularë mund të prishnin sistemin elektronik të avionit.





Por deri më tani nuk ka pasur fakte dhe prova që mjetet elektronike të pasagjerëve kanë qenë të mjaftueshme për të rrëzuar një avion.
Tani me telefonat smart , mjafton ta vendosësh atë në “flight mode” dhe mund ta përdorësh pa problem gjatë gjithë fluturimit. E vërteta është që nëse nuk e fik telefonin, ose nuk e vendos atë në “flight mode” pilotët dhe punonjësit e kullës së trafikut ajror do të bezdisen pa fund nga një tingull i bezdisshëm që vjen si pasojë e inteferencës së valëve të telefonit tek sistemi elektronik i avionit.
E keni provuar besoj të afroni telefonin e ndezur pranë televizorit ose radios dhe keni dëgjuar atë zhurmën acaruese? E njëjta gjë ndodh edhe me avionin, por tani me teknologjinë moderne rreziqet e ndërhyrjes së valëve në sistem po bëhen gjithnjë e më të pakëta. Megjithatë nëse inteferenca është shumë e madhe, ose gjithë pasagjerët në avion mbajnë telefonat ndezur, pilotët mund ta kenë të pamundur të dëgjojnë mesazhet e rëndësishme që vijnë nga kulla e trafikut ajror.

No comments :

Post a Comment