Contacts
MAX TRAVEL
Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495
E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania
Tuesday, September 29, 2015
Mbani duart në xhep. Këto janë vendet më të pista në avion!
Një studim i National Science Foundation ka treguar që tavolina, mbi të cilën ne mbështesim ushqimet që konsumojmë gjatë udhëtimit është vendi më pak i pisët në avion. Fotografia në këtë artikull tregon nivelin më të lartë të baktereve në vendin ku hamë ushqimin, në tualet, në sedilje por edhe në shumë të tjera. Ngjyra e kuqe tregon nivelin më të lartë të baktereve. Sipas të dhënave, tryeza ku hamë ushqimin ka 10 herë më shumë baktere se butoni i shkarkimit në tualet, që gjithsesi gëlon nga bakteret. Vende të tjera në avion ku bakteret bëjnë festë janë dera e tualetit, butoni i shkarkimit të ujit për larjen e duarve, butoni i ajrit sipër sediljes. Me gjithë këto baktere, çdo pasagjer është mirë të lidhë rripat e sigurimit (që janë 9 herë më pak të pisët) dhe të mbajë duart në xhep!
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
No comments :
Post a Comment