Contacts
MAX TRAVEL
Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495
E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania
Wednesday, August 12, 2015
Çfarë ndodh me valixhet në aeroport?
Një video e publikuar së fundmi në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, një nga më të frekuentuarit në botë ngre siparin mbi udhëtimin që bën një valixhe nga check in deri në stivën e avionit. Po të shikoni videon, udhëtimi i valixhes është me të vërtetë mbresëlënës dhe bëhet nëpërmjet një platforme të sofistikuar rrëshkitëse që ndan dhe dorëzon valixhet sipas destinacionet. Sistemi i automatizuar është si një autostrade me dalje, hyrje dhe ndryshim korsish. Videoja tre minutëshe jep përgjigje pyetjeve nëse valixhet dorëzohen dorazi apo me makinë. Aeroporti i Amsterdamit është i pesti për nga numri i pasagjerëve në Evropë duke u frekuentuar nga 55 milionë pasagjerë që udhëtojnë në mbi 300 destinacione në botë. Sistemi i transportit të bagazheve në këtë aeroport përfshin gjashtë robotë dhe është një nga shërbimet më të avancuara në botë! Fluturim të mbarë :)
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
No comments :
Post a Comment