Banjot publike për shumë njerëz janë sinonim i pisllëkut dhe
baktereve.
Një studim Amerikan është përpjekur të identifikojë zonat më
të pisëta në një banjo publike dhe çuditërisht në bazë të analizave ka
rezultuar se ulësja e WC-së është më e pastra sepse njerëzit vendosin letra
higjenike para se të ulen aty. Zona më e pisët në WC është vendi ku gjendet
letra higjenike. Në këtë vend janë
gjetur 150% më shumë baktere se në
të gjithë banjon, sepse njerëzit pasi kryejnë nevojat personale janë në kërkim
të menjëhershëm të letrës higjenike për një pastrim imediat. Por duke qenë se
duart janë të palara të gjithë bakteret mblidhen në këtë aparat duke u bërë
shkak për sëmundje të rënda si pneumonia ose infeksione në mitër. Mjekët
sugjerojnë që njerëzit duhet patjetër të lajnë duart pasi të shkojnë në banjo për
të hequr qafe bakteret, por mos të prekin me dorë rubinetin sepse edhe aty
gjenden baktere të shumta. Sugjerohet përdorimi i peshqirëve ose letrave
higjenike. Edhe duart duhen tharë me kujdes me një peshqir sepse më shumë
baktere gjenden në duar të lagura se në ato të thara. Për një kujdes më të
madh, njerëzit sugjerohen që të hapin derën e banjës me brryl se sa me dorë që
t’i shmangen baktereve të tjera që gjenden në dorezë.
A e dini se:
Në një dorë numërohen më shumë se 1000 baktere/cm2
Meshkujt përdorin banjon të paktën 6 herë në ditë, ndërsa femrat mbi 10 herë në ditë!
Duke larë duart, reduktohen sëmundjet me 30-50%
Bakteret shumëfishohen çdo 20 minuta
Duart e ndotura shpërndajnë viruset në çdo objekt të prekur
Duart e lagura transferojnë bakteret 1000 herë më shumë se
duart e thata
Bakteret mund të qëndrojnë active në duar për më shumë se 3
orë
Duart e një punonjësi mbajnë 10 milionë baktere në ditë
Tubeti i kremërave të duarve ose fytyrës dhe çantat kanë më shumë baktere se një ulëse WC-je
No comments :
Post a Comment