Max Travel: Udhëtim në Tokio

Contacts

MAX TRAVEL

Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495

E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania

Friday, February 14, 2014

Udhëtim në Tokio

Tokio është një qytet modern, ndoshta një nga qytetet më të zhvilluar në botë. Por, trashëgimia aziatike e bën pamjen rreth e rrotull qytetit, pak më të ndryshme. Banorët e bëjnë këtë qytet të famshëm për ekstravagancën, rrugët e tejmbushura, dyqanet, baret dhe klubet e natës. Megjithatë, Tokio ka anën magjike dhe unike: simbolet perandorake. Tokio dikur ka qenë kryeqyteti i perandorisë krenare, shenjat e së cilës janë të dukshme edhe sot nëpër qytet.


Filloni kërkimin e autentikes dhe qëndroni në një nga hotelet më të bukur të qytetit: Imperial Hotel. Ndërtuar në vitin 1890, Imperial Hotel është rindërtuar dy herë, më 1923 dhe 1968. Konstruksioni origjinal ka qenë pronë e familjes perandorake dhe ende sot paraqet disa prej detajeve origjinale.

Më pas, mund të vazhdoni eksplorimin tuaj me një pjesë historie. Muzeu perandorak ose Muzeu Kombëtar, siç njihet sot, është më i madhi dhe më i vjetri në Japoni. Muzeu ka mbi 110,000 objekte, më shumë se 87 thesare kombëtare japoneze dhe fokusohet kryesisht në artin dhe historinë japoneze. Nëse doni të mësoni më shumë për të kaluarën e këtij vendi madhështor dhe veçanërisht për periudhën perandorake, ky është vendi i duhur.



Vazhdoni me një vizitë në Pallatin Perandorak, rrethuar me hendekë uji dhe mure të stërmëdha. Pasi u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore, u ndërtua më pas në të njëjtin stil. Familja perandorake jetoi këtu pas vitit 1868, kur kryeqyteti i Japonisë ndryshoi nga Kioto në Tokio.
Admironi Kokyo Gaien, sheshin e madh në hyrje dhe urat që formojnë hyrjen në kopshtet e brendshme të kështjellës. Nëse e vizitoni kështjellën më 2 janar ose 23 dhjetor, mund të shikoni edhe ndërtesat e brendshme dhe kopshtet. Kjo pjesë e Tokios njihet si kilometri katror më i shtrenjtë në botë dhe sapo mbërrini atje dhe e shihni me sytë tuaj, e kuptoni pse.

Mos humbisni Kopshtet Lindore të Pallatit Perandorak, veçanërisht në muajin mars dhe prill, gjatë lulëzimit të luleve të kumbullave dhe qershive. Këto kopshte janë të hapur çdo ditë, përveç të hënave dhe të premteve. Këto kopshte të mirëmbajtura janë një oaz i vërtetë paqeje dhe qetësie në Tokion gumëzhitëse.

No comments :

Post a Comment