Stambolli
është një destinacion i bukur, i nxehtë dhe mistik, dhe nuk po flasim për
motin! Në këtë qytet fantastik janë plot 1736 gjëra që duhet të bësh, por ne
duam tju japim vetëm 10 fakte interesante për këtë qytet fantastik.
10 gjëra
që duhet të dish për Stambollin
1.Stambolli
ka qenë kryeqyteti i disa prej perandorive më të mëdha si asaj Romake,
Bizantine, Latine dhe Otomane. Tani është qyteti më i madh i Turqisë me një
popullësi prej 13 milionë njerëzish-më shumë se Belgjika- dhe qyteti i dytë për
nga madhësia.
2. Kur
perandori Romak Konstandini i Madh e bëri qytetin, kryeqytet të perandorisë
romake, vendosi ta ndërtonte atë në shtatë kodra si Romën. Qyteti mori edhe
emrin e tij Konstantinopojë (qyteti i Konstandinit) deri në vitin 1930 kur u
quajt Stamboll. Për tu siguruar që emri Stamboll do të mbetej dhe përdorej nga
populli, zyra e postës nuk dorëzonte asnjë pako apo letër në adresën e të cilës
shkruhej “Konstandinopojë”
3. Gjatë
kohës së Perandorisë Osmane, në qytet numëroheshin mbi 1400 banjo publike ndërkohë
që në asnjë vend të Europës nuk kishte të tilla.
4.
Stambolli ka metronë e tretë më të vjetër në botë pas Neë York dhe Londrës. Ajo
u ndërtua në vitin 1875 dhe është 573 metra e gjatë. Metroja ndodhet në zonën e
Beyoglu.
5.
Xhamia Blu është e vetmja xhami në qytet që ka gjashtë minaret. Legjenda thotë
që kur u ndërtua ajo kishte një minaret më shumë se xhamia e madhe në Mekë (4
ishte numri maksimal i minareve të ndërtuara në një xhami) ndaj kjo u
konsiderua si mungesë respekti në botën islame. Për të zgjidhur problemin, një
tjetër minare iu shtua edhe xhamisë së Mekës.
6. Hagia
Sophia ka qenë kisha më e madhe në botë për plot 900 vjet deri sa u ndërtua
Katedralja e Seviljes. Hagia Sofia ka qenë mes 20 finalistëve për tu shpallur
ndër 7 Mrekullitë e Reja të Botës.
7. Mund
të mendosh që origjina e tulipanëve gjendet në Hollandë, por tulipanët e parë u
dërguan në Vienë nga Perandoria Otomane në vitin 1554 dhe u përhapën në mbarë
Europën. Popullariteti i tyre ishte shumë i madh në Hollandë për shkak të
kushteve të mira të motit.
8. Katër
kuajt e bronxtë që dekorojnë Katedralen e Shën Markut në Venecia u morrën nga
Stambolli (Kostandinopoja asokohe) nga kalorësit e kryqëzatave të shekullit të
13-të.
9.
Pazari i Madh (“Kapali Çarshia”)është një
ndër tregjet më të mëdha dhe më të vizituara në botë. Tregu i mbuluar strehon
mbi 3000 dyqane që ndahen në 61 rrugë. Për ti vizituar të gjitha të duhen plot
tre ditë.
10. Caji
është kthyer në një pije kombëtare jo shumë kohë më parë.
Më parë kafeja turke
ishte pija kryesore por duke qenë se kafeja u bë shumë e shtrenjtë dhe gjethet
e cajit mund të rriteshin në zonën e Detit të Zi, caji i zuri vendin kafesë.
Kafeja nuk mund të prodhohet në Turqi për shkak të kushteve jo të favorshme.
11. Të
gjithë e dimë, por ia vlen të përmendet gjithsesi. Stambolli është i vetmi
qytet në botë që lidh dy kontinente.
No comments :
Post a Comment