Roma në Itali është padyshim një
nga qytetet me historinë më të pasur në botë. Që nga Koloseumi e deri tek
Forum-i, që shpalos madhështinë e Perandorisë Romake, në Romë i ndien të
gjitha.
Shatërvani i Trevit u ndërtua në vitin 1700. Ai
është një nga atraksionet ikonë të Romës. Është ndërtuar në një prej
vendburimeve më të lashta të Romës dhe është ndërtuar me të njëjtin material ndërtimi
dhe gurë si Koloseumi. Ajo është një mrekulli e kohëve moderne me lidhje të
forta me të shkuarën e Qytetit të Përjetshëm.
Më poshtë do të gjeni disa secrete të këtij
Shatërvani që nuk i dinit më parë.
1 1. Trevi
është një nga vendburimet e ujit më të lashta të Romës.
Trevi bashkon tre rrugë në
famshme. Trevi vjen nga ‘tre vie” që do të thotë “tre rrugët”, dhe është pika e
fundit e dy burimeve të lashta të ujit Aqua Virgo dhe Acqua Vergine. Këto dy burime thuhet që e morrën emrin nga
një virgjëreshë e bukur e cila i joshte ushtarët deri tek burimi me të njëjtin
emër.
2. Arkitekti
i Trevi-t vdiq përpara se shatërvani të përfundonte së ndërtuari
Njësoj me Sagrada Familia të
Barcelonës, arkitekti i Shatërvanit të Trevit Nikola Salvi vdiq përpara të shijonte madhështinë e veprës së tij. Në vitin
1730, Papa Klementi XII udhëroi Alessandro Galilei të niste këtë vepër madhështore.
Por qytetarët e Romës e kundërshtuan Galilein për shkak të prejardhjes së tij
fiorentine. Kështu, projekti iu dha Salvit. Ai vdiq në vitin 1751. Skulptori Pietro
Braçi mbikqyri punimet deri në përfundimin e Shatërvanit në vitin 1762.
3. Skulptura
e “Asi Kupë” u ndërtua si shenjë hakmarrje
Thuhet që gjatë ndërtimit të Shatërvanit,
një berberi të zonës i kishte ardhur në majë të hundës nga zhurma dhe rrëmuja. Çdo
ditë, ai i ankohej arkitektit, i cili gjithashtu ndihej i bezdisur sa që
vendosi të ngrinte skulpturën e “Asit Kupë” në të majtë të Shatërvanit në mënyrë
që berberi të mos kishte kurrë mundësinë të shijonte madhështinë e kësaj
kryevepre.
Tradita e hedhjes së monedhave në
shatërvan nisi pas filmit Tre Monedha në Shatërvan të vitit 1954.
Legjenda thotë
se nëse e hidhni monedhën me dorën e djathtë dhe mbi supin e majtë, ju do të
ktheheni me siguri në Romë.
Nëse hidhni një monedhë të dyti, atëherë kthimi
juaj në Romë do të jetë shumë romantik, pra do të gjeni dashurinë.
Nëse hidhni
një monedhë të tretë, do të martoheni në Romë.
Që nga viti 2006, shoqata e
bamirësisë Caritas mbledh 3000 Euro në ditë të cilat i përdor për programe
bamirësie në të gjithë botën.
No comments :
Post a Comment