Franca konsiderohet si një nga vendet më të bukura për tu
vizituar, madje të shumtë janë ata që shkojnë disa herë atje. Kjo sepse Franca
ofron kaq shumë atraksione turistike sa që të shkosh vetëm një herë nuk
mjafton. Sidoqoftë vizita juaj e parë duhet të jetë mbresëlënëse ndaj kemi
menduar tju identifikojmë disa gjëra që mund të përfshini në listën tuaj të
atraksioneve franceze më të njohura.
1. Shtëpia dhe kopështet e Claude
Monet
Admiruesit
e Claude Monet do të kenë mundësi të shohin shtëpinë e piktorit të famshëm dhe
zbulojnë muzën e tij të frymëzimit në zonën e Giverny. Kopështet këtu janë
magjepsës dhe ndryshojnë në cdo stinë. Thuhet që Monet zgjodhi të jetontë në
qytet pasi e pa atë gjatë një udhëtimi me tren. Giverny është një qytezë e këndshme
që mund të arrihet duke marrë trenin nga Parisi në Vernon dhe më pas në
Giverny.
Shtëpia dhe kopështet e Claude Monet |
2. Versaja
Dikur
ishte kryeqendra e Monarkisë Franceze, sot Pallati i Vesajës shfaq më së miri
ekstravagancën e parisë mbretërore gjatë kulmit të sundimit të tyre. Kur je në
Versajë është e vështirë të mos kuptosh pse Monarkia Franceze u rrënua.
Pallati, sot mbetet një symbol culture dhe madje është deklaruar një Zonë e
Mbrojtur nga Unesko. Pallati zë një sipërfaqe prej 67.000 m2 dhe përbëhet nga
disa apartamente të shtuara nga monarkët gjatë gjithë sundimit të tyre. Versaja
është një xhiro me tren larg Parisit.
Versaje |
3. Notre Dame de Reims
Ata që
duan të shkojnë më tej mund të vizitojnë Notre Dame de Reims që ndodhet në orë
larg kryeqytetit. Ky është vendi ku kurorëzoheshin mbretërit e Francës, duke
marë një rëndësi historike dhe kryesore në gjithë monarkinë. Katedralja është
gjithashtu një trashëgimi e mbrojtur nga UNESKO ndërkohë që në brendësi të saj
gjenden dizenjo xhami të mrekullueshme. U deshën plot 20 vjet që kjo katedrale
të përfundohej së ndërtuari.
Foto nga Sean MacEntee
4. Paris
Nëse nuk
ke shumë kohë për të udhëtuar nga qyteti në qytet, atëherë të eksplorosh
atraksionet e Parisit mund të mjaftojë për një vizitë të parë në Francë. Qyteti
mban në gjirin e tij Luvrin ku gjendet Monalisa e famshme. Kemi gjithashtu Kullën
Eifel, Harkun e Triumfit e shumë të tjerë.
Foto nga : Zoetnet
Kudo që të
shkosh në Francë mos harro gjithashtu të ulesh në një nga kafenetë fantastike
dhe të provosh kuzhinën franceze që do ta bëjë udhëtimin tuaj akoma më të
paharrueshëm.
No comments :
Post a Comment