1. Tek Ammoudi për drekë
Një nga momentet më të preferuara
për mua përveç notit në ujërat kristal në Santorini është padyshim ai momenti
kur je lodhur pas një dite të gjatë plazhi dhe ulesh në tavernën me mure të
verdha për një pjatë peshku. Ndërkohë je duke pritur për perëndimin e
diellit dhe ndërsa dielli zhduket pas
Thirasias, tek taverna Ammoudi ke mundësinë të shohësh një spetakël të gjatë
dielli ndërsa shijon ushqimin më të mirë dhe verën më të mirë
2.
Vendet më të mira për të parë perëndimin e
diellit
Të shohësh perëndimin e diellit në
Kështjellën e Oias është një mrekulli, por ky vend nuk është i vetmi për të parë
spektaklin qiellor. Një perëndim spektakolar dielli mund ta shohësh edhe në
Fira, Firostefani dhe Imerovigli (tek Skaros është më mirë). Ta shohësh perëndimin
e diellit nga një këndvështrim tjetër duke vëzhguar gjithë Santorinin në të njëjtën
kohë duhet të shkosh tek Faros në Akrotiri. Një opsion tjetër është Profitis
Illias apo plazhi Vlihada ku do të mahnitesh nga panorama vullkanike që
ndryshon ngjyra me perëndimin e diellit.
3.
Qëndro në shtëpitë tradicionale
Arkitektura e Santorinit është
shumë e veçantë. Shtëpitë e stilit Yposkafo (shtëpi në shpellë) u ndërtuan nga
të varfrit e Santorinit që të mbroheshin nga era. Ditët e sotme, arkitektët e
famshëm i kanë transformuar këto shtëpi
në resorte luksoze dhe modern. Është një eksperiencë që ia vlen (qoftë edhe për
një natë) pavarësisht klaustrofobisë që ndjen kur futesh brenda tyre.
4.
Vizito muzeumet
Të vizitosh Muzeun Parahistorik të
Thirës apo Muzeun Arkeologjik të jep ndjesinë sikur po zhytesh brenda një
historie të gjatë dhe të lashtë të ishullit. Muzeu Parahistorik i Thirës mban
relike të zbuluara gjatë gërmimeve në Akrotiri. Ndërsa Muzeu Arkeologjik mban
koleksione skulpturash që nga Epoka Arkaike në atë Romake.
5.
Vizito Akrotirin
Në asnjë vend të botës nuk do të gjesh një
gjë të tillë. Është sikur po udhëton pas në kohë. Të ecësh në rrugët dhe
sheshet e qytetit parahistorik të 30.000 banorëve dhe të admirosh ndërtesat e
një finese të lartë të shekullit të 17 para Krishtit është e mrekullueshme.
6.
Scuba diving
Ata që preferojnë të eksplorojnë
botën nënujore në Santorini do të ndihen si në shtëpi. Eksperiencë e
mrekullueshme është kur shikon në fund të detit gurët vullkanikë dhe pafundësinë
e Kalderës.
7.
Provo kuzhinën e Santorinit
Fuqinë e Santorinit mund ta ndiesh
edhe nëpërmjet aromave të produkteve të tokës që gatuhen me mjeshtëri nga
vendasit. Ushqimet tradicionale duhet patjetër ti shoqërosh me një shishe vere “Santorini”
që ka tipare të vecanta dhe një aciditet metalik.
8.
Shko në ekskursion
Zgjidh disa paketa turistike që përfshijnë
vizita në Ujërat termale vullkanike. Kalo pak kohë në Thirasia dhe eksploro zonën
e Potamos dhe Manolas dhe më pas noto në Korfos (portin e vjetër) ku mund të
provosh një gatim të mirë në një nga tavernat e shumta.
9.
Vizito fshatin e Emporio’s
Fshati i Emporios ndodhet në zemër
të ishullit të Santorinit dhe shumë pranë plazheve të Perivolos dhe Perissa. Në
Emporio mund të shëtisësh nëpër rrugët e Kastelit (Kështjellës së Santorinit)
dhe të admirosh kishat e bukura dhe të bësh fotografi unike. Ia vlen të
vizitosh kishën e Panagia Mesiani, e dyta për nga rëndësia në ishull.
10. Argëtohu, Relaksohu dhe Dashurohu me Santorinin
No comments :
Post a Comment