Budapesti njihet si “Parisi i Lindjes”.
Është një qytet i mrekullueshëm i mbushur me atraksione intriguese që ofrojnë një atmosferë fantastike dhe një panoramë që të lë pa frymë. Qyteti gjithashtu është Trashëgimi Botërore e Uneskos por jo vetëm për këtë arsye duhet të futet në listën e qyteteve të duhet të shohësh patjetër. Ne kemi identifikuar disa aktivitete që duhet ti bësh patjetër kur viziton Budapestin për herë të parë.
- Bëj në banjë
Në Budapest duhet të lahesh patjetër. Banjat termale të
Hungarisë janë të famshme dhe janë influencuar padyshim nga Hamamet turke për të
cilat duhet të jemi mirënjohës.
Këto banja termale janë një mrekulli e natyrës. Një eksperiencë e ngrohtë dhe e mrekullueshme që do tju pëlqejë shumë. Shumica
e qëndrave të relaksit në Budapest ofrojnë masazhe dhe dhoma avulli fantastike
. Nëse do të shohësh burimin e këtyre ujrave të ngrohta atëherë duhet të
vizitosh tunelet e nëndheshëm të qytetit që janë në formën e shpellave mistike.
Pas banjës të duhet një ushqim i mirë dhe tradicional. Restorantet në Budapest ofrojnë gjithashtu edhe verë të mirë të bardhë apo të kuqe sipas preferencës. Degustimi i verës së vërtetë hungareze është diçka që nuk
duhet humbur
Një shëtitje me anije është mjaft romantike sidomos nëse darkon në anije dhe kërcen nën vështrimin e yjeve duke admiruar në të njëjtën kohë edhe dritat e qytetit. Nëse zgjedh shëtitjen me anije gjatë ditës duhet patjetër të ndalosh në Ishullin Margaret dhe të shëtisës në parqet e tij. Nëse nuk të pëlqen lundrimi mund të ecësh dhe soditësh panoramën nga Ura e Zingjirit që lidh qytetin. Kjo urë u përfundua në vitin 1849 nën mbikqyrjen e arkitektit britanik Adam Clark. Ura është shumë e pëlqyer nga vendasit dhe turistët, madje konsiderohet si krenaria e Budapestit.
- Një shëtitje në lumë

Labirinti i Kështjellës së Budës njihet si një nga Mrekullitë
e Nëndheshme të Botës.
Është një nga atraksionet më të vizituara të qytetit,
dhe kur të futesh brenda tij do e kuptosh pse. Labirinti shtrihet në 9
kilometra dhe vëtm një kilometër i tij është i aksesueshëm nga turistët. Është
tepër misterioz dhe për faktin se një prej të burgosurve të tij ka qenë pikërisht
Kont Drakula që u burgos këtu në shekullin e 15-të. - . Shko në Opera
Gjatë ditës mund të mahnitesh nga arkitektura e
mrekullueshme e qytetit, ndërsa mbrëmjeve mund të shijosh performanca
operistike të një klasi të jashtëzakonshëm në Shtëpinë e Operas të Budapestit.
Kjo shtëpi është një nga më të famshmet e botës për sa i përket akustikës së
saj dhe për faktin që në të mund të akomodohen plot 1000 spektatorë. Do të
ishte për të ardhur keq nëse nuk do tia lejoje vetes një vizitë në Shtëpinë e
Operas.
- . Shijo Budapestin natën.
Mund të jesh lodhur në shëtitjet e
gjata ditën, por mos i kurse daljet në klubet dhe baret vibruese të qytetit.
Pas një argëtimi në darkë mund të shkosh edhe njëherë tek banjat termale sepse
gjatë natës kthehen në festa masive. Gjithashtu, të rekomandueshme janë edhe shëtitjet
me anije gjatë natës. Ndërsa shijon kokteilet e shijshme lejoje veten të
magjepset nga Budapesti i bukur
No comments :
Post a Comment