1.
Bëj një udhëtim të minutës së fundit në Europë
Ekspertët e udhëtimit janë të mendimit se Gushti është një
periudhë shumë e bukur për të vizituar restorantet, muzeumet dhe dyqanet e
shumta në mbarë Europën. Çmimet janë të ulëta dhe ia vlen një arratisje e
shkurtër.
2.
Rezervo një udhëtim me jaht në Turqi.
Udhëtimet me anije ose jaht në brigjet Turke janë shumë
popullore në mesin e turistëve të huaj. Është mënyra më e mirë për të zbuluar
bregdetin e magjishëm Turk.
3.
Rezervo hotele të lira në Itali
Italia është një destinacion që rezervohet shumë herët. Njerëzit që duan të shkojnë në vjeshtë ose në
dimër, i bëjnë rezervimet në Gusht dhe kështu përfitojnë paketa tmerrësisht të
mira!
4.
Maldivet për Vitin e Ri
Resortet në Maldive rezervohen që në Gusht nga pushuesit që
duan të festojnë Vitin e Ri apo Krishtlindjet buzë plazheve fantastike. Por
Gushti është edhe periudha kur dikush mund të anullojë dhomën e rezervuar të
cilën mund ta kapësh shumë lirë.
5.
Planifiko një crociere në Alaska
Udhëtimet me anije në Alaska janë tepër të preferuara nga
turistët e huaj. Është një eksperiencë unike që përjetohet vetëm një herë në
jetë. Rezervimet nisin që në Gusht, duke arritur kulmin në muajin Tetor.
No comments :
Post a Comment