Max Travel: 5 ARSYE PSE DUHET TE SHKOSH NE PLAZH

Contacts

MAX TRAVEL

Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495

E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania

Tuesday, August 26, 2014

5 ARSYE PSE DUHET TE SHKOSH NE PLAZH

Populli thotë “Afër detit afër Mbretit” dhe kjo shprehje është shumë me vend po të lexosh librin më të fundit të Wallace J. Nichols mbi mënyrën se si uji na bën më të lumtur. Libri me titullin “Blue Mind - The Surprising Science That Shows How Being Near, In, On, or Under Water Can Make You Happier, Healthier, More Connected, & Better at What You Do” (Mendja e kaltër- Shkenca që tregon se të qëndruarit pranë, mbi, në ose nën ujë të bën më të lumtur, më të shëndetshëm, më të lidhur me njerëzit dhe më të mirë në punën që bën”  është rezultat i një pune 10 vjeçare kërkimore mbi mënyrën se si uji josh trurin të lëshojë elemente kimike pozitivë si dopamine, sertonina dhe oksitoksina . Por cilët janë teoritë e Nichols që na e bëjnë mendjen “të kaltër” si uji i detit që e duam aq shumë



1.      Uji na kthen në gjëndjen tonë të natyrshme

Ne jemi të lidhur me ujin që në fillim të jetës. Trupi i foshnjës përbëhet nga 75% ujë. Por ndërsa rritemi, trupi ynë nis e thahet. Megjithatë ¾ e trurit të njeriut përbëhet nga uji dhe 31% e kockave përbëhen gjithashtu nga uji.  Sipas Nichols “paraardhësit tanë të lashtë erdhën nga uji dhe u zhvilluan nëpërmjet notit, zvarritjes dhe ecjes. Uji në qelizat tona krahasohet tërësisht me atë që gjendet në det.” Lidhja biologjike me ujin sipas Nichols shkakton një kundërpërgjigje të menjëherëshme në tru. E keni vënë re se sapo gjendeni pranë detit jeni të bindur që “ndodheni në vendin e duhur?”



2.      Kur jemi pranë detit jemi të shplodhur
Çdo fotografi në lidhje me detin na qetëson automatikisht. Është e çuditshme por pamja e ujit të heq menjëherë stresin. Nichols thotë që njerëzit që shohin fotografi të zonave urbani ndihen automatikisht më të stresuar, ndërsa panorama e detit, liqenit, oqeanit të shkakton emocione pozitive dhe të sjell ndërmend kujtime të bukura.


3.      Të shohësh fotografitë është bukur, por akoma më bukur është të shkosh pranë ujit

Të shikosh ujin në një fotografi është një perjetim i bukur, por të jesh pranë tij është më e nevojshme. Në librin e tij, Nichols i referohej një aplikacioni të njohur si Mappines që maste nivelin e lumturisë të personave që e kishin shkarkuar atë. Rezultatet tregonin se nga 1.1 milionë persona, 5.2% e tyre ishin më të lumtur kur ishin pranë ujit.


4.      Uji rinon një mëndje të lodhur

Sipas Nichols, truri ynë ka nevojë për tu karikuar shpesh. Pamjet e bukura të natyrës ndihmojnë në çlodhjen e trurit. Një studim në lidhje me performancën e studentëve në mësime, tregonte se ata që kishin dritaret me pamje nga pemët dhe liqeni performonin ndjeshëm më mirë se ata që kishin dhomën nga rruga apo ndërtesa pa shenjë gjelbërimi. Studimi tregonte se natyra jo vetëm që rinon mendjen e lodhur por e bën atë më të vëmendshme!  

5.      “E kaltra” të qetëson

Ngjyra e kaltër mesa duket është ngjyra më e pëlqyer në botë. Sipas një studimi të vitit 2003 që shqyrtonte preferencat e 232 njerëzve nga e gjithë bota rezultoi se 42% e meshkujve dhe 35% e femrave  preferonin ngjyrën blu. Në fakt ky zbulim nuk duhet të na bëjë përshtypje. Ne jemi rritur në një planet ku ngjyra e qiellit dhe detit është e kaltra prandaj kjo ngjyrë shkakton një kundërpërgjigje pozitive të trurit. E keni vënë re, që thjesht duke parë detin nga larg, ndjen gëzim, qetësi, mirësi, madje dhe eufori?! Të gjitha këto vijnë si pasojë e dopaminës që lëshon truri.

Nëse keni nevojë për më shumë bindje sepse duhet të shkoni pranë ujit, shikoni fotot e të gjithë njerëzve që janë të rrethuar nga ngjyra e kaltër. Ata janë TË LUMTUR

No comments :

Post a Comment