Max Travel: 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Itali

Contacts

MAX TRAVEL

Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495

E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania

Thursday, August 28, 2014

10 vendet më të mira për t’u vizituar në Itali

Italia është një nga vendet më të vizituara në botë. Ja disa nga 10 vendet më të preferuara italiane nga turistët.

Roma


Kryeqyteti italian nuk është ndërtuar në një ditë të vetme! Kjo shprehje e justifikon mjaft mirë faktin se për të parë Romën ju duhet shumë kohë. Me shumë atraksione për të vizituar, këtu gjithmonë do të gjeni diçka për të bërë. Mund të eksploroni Forumin antik romak dhe të ecni mbi gjurmët e Perandorit Çezar, të shikoni Vatikanin, të shprehni një dëshirë në Shatërvanin Trevi… Roma është një ndalesë e padiskutueshme në udhëtimin tuaj të Italisë.

Firence


Vendlindja e Rilindjes dhe shtëpia e Davidit, Firence është ndalesa e dytë që ju rekomandojmë në Itali. Për adhuruesit e artit dhe ushqimit, Firence është vendi ideal! Provoni akulloren! Shijon si në asnjë vend tjetër të botës! Një tjetër bonus: Firence ndodhet pikërisht në Toskanë, rajoni kryesor i verës në Itali.

Venecia

Qyteti i të dashuruarve, Venecia është një vend i përsosur për çifte dhe familjarë. Shëtisni në Sheshin San Marko dhe luani me pëllumbat, shëtisni nëpër rrugica dhe bëni një xhiro me gondola përmes kanaleve. Venecia mund të jetë një qytet i shtrenjtë, por çdo qindarkë e shpenzuar këtu ia vlen të harxhohet!

Cinque Terre


Pesë qytete që ndodhen në shkëmbinj me pamje nga deti, Cinque Terra janë thjeshtësisht marramendëse. Kaloni ditën duke ecur në rrugën prej 12 kilometrash që lidh çdo qytet, eksploroni rrugicat dhe ndaloni në kafenetë e vogla. Shijoni korijet e ullinjve në kodra dhe relaksohuni me një gotë freskuese me Limoncello.

Sicilia



Sicilia mund të jetë e famshme për mafien e shumëpërfolur, por në të vërtetë ofron më shumë se aq. Sicilia ka një histori të gjatë sundimesh të huaja dhe si rezultat ka shumë kultura eklektike të përziera së bashku. Çdo qytet i vogël duket sikur ka kulturën e vet. Ejani dhe eksploroni fshatrat dhe qytetet e mirëruajtura! Do t’i shijoni pa masë.

Torino

Torino është një qytet i madh në Italinë Veriore që njihet mirë si vendi i “Velit të Torinos” (një cohë prej 4.3 metrash që besohet se është tunika e trupit të Krishtit, me të cilën ai është varrosur), dhe si vendi i Lojërave Olimpike Dimërore të 2006. Me vendndodhje pranë Alpeve, me lumin Po që rrjedh në mes të qytetit, dhe vilat që pikëzojnë rrethinat, Torino tërheq çdo ditë e më shumë turistë nga e gjithë bota!

Kapri


Kapri është një ishull italian në Gjirin e Napolit. Ka qenë një destinacion kryesor rezortesh turistike që në kohërat e perandorisë romake dhe tani është shumë popullor mes të pasurve të botës. Gjatë muajve të verës, ishulli pret shumë vizitorë, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve qëndrojnë në qytetet kryesore.

Sorrento



Porta hyrëse në bregdetin Amalfi ndodhet në Gjirin e Napolit. Është veçanërisht plot me njerëz gjatë verës, por qyteti është i madh dhe ofron diçka për këdo nga vizitorët e tij. Ky destinacion deti ka qenë aktiv për qindra vite dhe ka një histori mjaft të pasur. Udhëtimi në jug të Italisë do ishte i paplotë pa një vizitë në Sorrento!

Abruzzo


Abruzzo ofron disa nga qytetet kodrinore më të mirëruajtura të kohës së Mesjetës dhe Rilindjes. Shumë qytete ndodhen brenda parqeve rajonale dhe kombëtare, kështu nuk zhvillohen me ritme të shpejta.



San Gimignano 


San Gimignano është një qytet kodrinor mesjetar dhe i rrethuar me mur në Toskanë. Ky qytet është i famshëm për arkitekturën mesjetare, veçanërisht kullat e tij të larta. Nga 72 kulla që kanë qenë dikur, sot kanë mbetur vetëm 13. San Gimignano është një destinacion popullor për turistët që vizitojnë gjatë ditës Firencen dhe kalojnë natën këtu, ku mund të qetësohen dhe të kthehen pas në kohë.

No comments :

Post a Comment