Të gjitha rrugët padyshim të çojnë në Romë.
Roma, e njohur ndryshe edhe si “Qyteti i Perjetshëm”, është një qytet ku hijeshia e pafundme nuk mund të përshkruhet vetëm me fjalë por mbi të gjitha duhet shijuar me sy. Edhe guri më i vogël dhe me i parëndësishëm në kryeqytetin italian ka dicka për të thënë rreth historisë së lashte të Romes. Kjo sepse qyteti ka qenë qendra e një perandorie , madhështia e së cilës nuk u arrit kurrë nga të tjerat, u bë burimi i kristianizmit, dhe vendi ku kanë kaluar dhe qëndruar personazhe që kanë bërë apo kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit.
Cfarë duhet të bëni në Romë?
1. Vizitoni Koloseun
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhVEAxJ2xTjC-Yt0g5wda2w7y5Nx67x4WUA9HEWUikiWfjF1rP2gPJg-xj-_DcOvLHBcvoKt9fmwewXNIm___Vq-3n0KBfD2odf_uPdeEez2RYijBFX6NBJXCyvvI6_aezk-D_1DR3XPAW8/s1600/download.jpg)
Si fillim u inaugurua si Amfieteatri Flavio dhe më pas u quajt Colosseo ndoshta prej statujës së madhe të
njohur me emrin “Kolosi i Perëndisë Diell”, e vendosur pranë dhe që kishte ngjashmëri me Neronin. Romanët shkonin aty për të parë garat midis gladiatorëve dhe kafshëve të egra apo simulimet e betejave detare. Colosseo është ende një nga monumentet më të rëndësishme dhe përfaqësuese të Romës, që imponon praninë e tij madhështore në qendër të Romës.
2.
Vizitoni Panteonin
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEghyW3B0Oq5Dr5u7epdetC8NTa3JgHlXbHsIYUWmZKU3by9zYL5rfU9QI9QGg6MuZop8EXQSd6xw4mUKSJjOcaiJPE7U4j95x2tFZrysEH2Enen0_0xYv6M4K0DW1KfK9kKiVvnlPwNOUm0/s1600/download+(1).jpg)
Pantheon-i është një nga monumentet më të njohura romake. Sipas një legjende, ai lind nga pika ku Romolo
në momentet e fundit të jetës, u kap me thonj nga një shqiponjë dhe u dërgua në qiell. Tempull i dedikuar të gjithë Perëndive ( Pan-të gjitha Theon-perënditë), u ndërtuar nga perandori Adriano në vitet 118-125 pas Krishtit, për të zëvendësuar tempullin e Marco Agrippa për hyjnitë e Marsit dhe Afërditës. Në vitin 609, tempulli u shndërrua në kishën romane me emrin Santa Maria ad Martyres. Në vitin 1870, u shndërrua në monumentin përkujtimor të mbretërve të Italisë. Në brendësi të tij ndodhen varret e Vittorio Emanuelle II, Umberto I dhe Margherita di Savoia, përveç atij të Raffaello Sanzio. Ajo që e karakterizon më shumë ndërtesën është kupola gjysmësferike me diametër 43.3m e barabartë me lartësinë nga dyshemeja.
3. Vizitoni Fontana di Trevi
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEi_GTcBKFGzj6lfCAddeAlCY3pzU0jOzBTdPe9fMYPkScT5ES8GYmTOiD-QZK-6QzrEsO9fWVMjTXEjvFYSSan2_HtCw9sBwm2PB5_w-mj5Ax4M4Lu3g1ivGqb8xC5AnIlaGFTBakb-uIwZ/s1600/images.jpg)
Nëse ndodheni në Romë dhe mendoni të ktheheni sërish, atëherë mos u mendoni dy herë për të hedhur një
monedhe në të famshmin shatërvan të Trevi-t, për të realizuar dëshirat tuaja. I projektuar nga arkitekti Nicolo Salvi, shatërvani i Trevi-t merr ujë nga ujësjellësi Vergine që nga kohët e perandorit Augusto. Tema kryesore e shatërvanit është deti dhe këtu stili barok ndërthuret me atë klasik në një harmoni të përsosur. Shatërvani i Trevi-t ka qenë set kinematografik, teatër manifestimesh dhe skenë shfaqjesh e festash të mëdha. Ta keni të qartë: vetëm Anita Ekberg në filmin “La dolce Vita” mundi të hyjë të bëjë banjë aty, mos provoni.
4. Vizitoni Piazza Navona
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgK9knAFxkiFyCSYYzv0w3GWjmD22fjgDaIqtyRAMKcVZiqmXUHbzSt-oIXrtDP8ibuVMkLGnDKtpwtkMT81TZDt2AzvgQUItN-PieGa2VU3oIkH5cY7WqwMSHvfaI2k1opIUAevmFa_yJL/s1600/images+(1).jpg)
Piazza Navona është një nga sheshet më të dashura për romanët dhe turistët, vendi ideal për të pushuar,
duke qëndruar të ulur në tavolinat e bareve midis skulpturave dhe arkitekturave baroke. Piazza Navona lind në vendin e stadiumit antik të Domiziano-s, ja pse ka forme ovale. E kërkuar nga perandori për të zhvilluar garat e atletikës. Deri në shek. XIX, këtu organizoheshin shfaqje argëtuese dhe sportive. Gjatë muajit gusht, çdo vit sheshi përmbytej duke mbyllur të gjitha shkarkimet e shatërvanëve, për t’u ofruar pak freski qytetarëve romanë. Vepra më tërheqëse e saj është Fontana dei quattro Fiumi (Shatërvani i Katër Lumenjve), vepër e Gianlorenzo Bernini.
5.
Vizitoni Musetë e Vatikanit
Musei Vaticani të lindur nga tregtitë e papëve që prej shekujsh mblodhën vepra të jashtëzakonshme.
Muzeumet e Vatikanit konsiderohen si trashëgimitë më të bukura të muzeve të botës (13 muzeume të ndryshme nga njëri-tjetri), të pajisura me një nga koleksionet më të rralla të artit botëror. Thesarët e mëdhenj përbëhen nga vepra të antikitetit grek e roman, por edhe nga një koleksion i pasur arti egjiptian (mumiet) dhe etrusk. Galeria e arteve ruan një koleksion të çmuar me pikturat e shekujve XII-XIX, vepra të Raffaello, Caravaggio dhe Leonardo Da Vinci.
6. Vizitoni lagjen Trasvestere
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEggTKGWTtw42zmA-x148Isq44dW7b1o0L7ThFdsvEjQDA9hIv61o5cWUn5_yBQtTnaUFLSVxf-b8HW8FX7HBVIP6G1SrfnpbJIfj0FneDZLBMYE5lmYd43T6gokBD4VCAZECRdIHVErdzjP/s1600/download+(3).jpg)
Trastevere është një nga lagjet më karakteristike të qytetit, që ruan më mirë se të gjithë karakterin roman të
kryeqytetit, me rrugicat me kalldrëm, ku ngrihen shtëpitë mesjetare me ballkonet e vogla, nga të cilat zvarriten bimët kacavjerrëse. Gjatë periudhës perandorake, në këtë lagje banonte aristokratja Patrizia, e cila ndërtoi vilat e personazheve të famshme, si Giulio Cesare. Ndërsa gjatë mesjetës, Trastevere paraqitej si një labirint rrugicash të ndotura e të braktisura. Sot është ndër vendet më të preferuara për jetën e natës romane: gjatë natës popullohet nga të rinjtë që lënë takim me njëri-tjetrin në Piazza Trilussa, për të pirë një birrë nga ato të blerat nëpër pub-et që popullojnë rrugicat e ngushta të Trastevere-s.
7.
Vizitoni Kishën e San Pietros
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgzwduGqoyeij0bFcFYuPtWwe_mb3oRdOa-KySc39fJ8cxZrlFF81ZVPCP8vzREJOQ0aepApfOsIGCohsMXma2z21Lq-lBIYdUHOLzDvZra8bheVyJETOClt_vwH7bMwI8dVafHxZ2SXCHA/s1600/download+(4).jpg)
San Pietro me kupolën e Michelangelo-s dhe fasadën e saj monumentale. Kisha e San Pietro-s dominon
sheshin skenografik me kolona të San Pietro-s, kryevepër arkitektonike e Bernini-t. Zemra e Kishës Katolike, kjo kishë lind aty ku në vitin 324 Kostandini ndërtoi shenjtëroren për nder të Apostolit të I dhe pikërisht në këtë vend ai u kryqëzua dhe u varros. Në vitin 1506, Papa Giulio, emëroi Donato Bramante-n të projektonte ndërtimin e asaj që do të bëhej kisha më e madhe e botës (22000 m2 sipërfaqe). Bramante, Michelangelo, Giacomo della Porta ishin disa prej arkitektëve që u ndoqën nga të tjerë në “punishten e San Pietros” gjatë më shume se 100 vjetëve që u deshën për të përfunduar këtë vepër madhështore. Artistët më të mëdhenj të Rilindjes romane dhe të barokut, kanë lënë aty kryevepra të një bukurie të jashtëzakonshme: mjafton të përmendim “Mëshirën” e Michelangelo-s , katedralen e San Pietro-s dhe tendën madhështore të Bernini-t.
8. Shopping në Via del Corso
Për ata që duan modën, Roma nuk të zhgënjen aspak. Mjafton të bësh një xhiro në rrugët e qendrës, Via del Corso, Via del Babuino, ku ndodhen firmat më të famshme italiane e ndërkombëtare, pa lënë pas dore zonën e Campo di Marzio: duhet vetëm të zgjidhni. Afër Piazza di Spagna, në fakt ndodhen dyqanet e veshjeve për meshkuj e femra, dyqanet e aksesorëve dhe të këpucëve. Roma ofron zgjidhje për të gjithë xhepat. Kush do të argëtohet me ngjyra të markave e të tezgave, nuk duhet të humbasë një vizitë në të zhurmshmen Porta Portese, më e madhja e më e frekuentuara e Romës.
9. Ushqehu alla Romana
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhAwPY1JEPUK3bucFqhtTwHZVWOnZBRa8ibJXJblJ2KmF7N8b9xiYWjigS65oj5UT3IjNlfUBVGKH07GQMK913TK-_srs8xKCeKUsyUrJXlxGi1_UxQLJ6WAaYYallLirXddLQShLV4GdMS/s1600/download+(5).jpg)
Çfarë hahet në Romë? Makaronat, salca e domateve, salloja dhe djathi i deles e bëjnë pjatën “ bucatini
all’amatriciana” një nga pjatat hiperkalorike numër 1, por ja vlen një herë në jetë. Kjo recetë origjinale lind nga Amatrice, një qytet i krahinës së Lazio-s, ku këto makarona ishin pjata tipike e barinjve dhe malësorëve të Apeninit Qendror. Më pas u shpërnda si recetë në të gjithë Italinë. Sikurse ndodh gjithmonë në artin kulinar, edhe kjo recetë ka pësuar ndryshime, të lidhura shpesh me shijet personale, që kanë sjellë në evoluimin e kësaj recete, por pa e prekur shijen e saj. Nisuni nga bucatini, por mos humbni edhe të gjitha pjatat e tjera tradicionale romane, si spaghetti alla carbonara, që me sa thuhet, ishin racionet e ushqimit të përditshëm të aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
10. Jeta e natës në Romë
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiGvZrXAuvNVySKnttiI2wVT0mZsDrnMDQJlv_gQl2IuxF-5gZtlSdbiNPXHJGg7QEbOsED1kump4mX5iNKJsXlLPTi4p8yos4Pm6YGvaOvjun7m3rZSp9mvMQ6HxTQ1X6Xkuco5JahIUx_/s1600/download+(6).jpg)
Pasi të keni shëtitur ndër kisha e muzeume, mos mendoni as për një moment që dita e juaj mbaron me kaq.
Natën Roma është e pandalshme po aq sa ditën dhe duke mbledhur forcat e fundit që ju kanë mbetur, mund të zhyteni në jetën e natës romane, plot me restorante, lokale e diskoteka, që nuk të lenë aspak të mërzitesh. Duke pasur parasysh sa i madh është qyteti, mund ta imagjinoni sa alternativa të shumta ofron mbrëmja. Argëtime e zbavitje për të gjithë xhepat e mbi të gjitha, për të gjitha moshat. Mos humbisni Campo de Fiori me pub-et dhe të rinjtë që kalojnë aty natën.