Max Travel

Contacts

MAX TRAVEL

Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495

E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania

Wednesday, September 24, 2014

5 SEKRETET SKANDALOZE TË VATIKANIT


Lexoni më poshtë një pjesë të skandaleve të errëta të Kishës Katolike në Vatikan të publikuar në internet.


1. Priftërinjtë në mbështetje të Nazistëve


Shumë priftërinj mendohet se janë akuzuar se kanë ndihmuar në arratisjen e një numëri të lartë nazistësh gjatë Luftës së Dytë Botërore. Alois Hudal ishte një prej tyre që nuk i fshehu kurrë pikëpamjet e tij pro naziste. Ludvig Kaas, një prift i Kishës Katolike dhe politikan Gjerman i Partisë së Qendrës në Berlin ndihmoi në ardhjen e Hitlerit në pushtet.


2. Skandalet e Bankave


 Banka Katolike Ambrosiano ofroi një sërë kredish për disa kompani panameze të cilat u       ndërmjetësuan nga Banka e Vatikanit. Kur Ambrosiano falimentoi në vitet 80, Vatikani mohoi të ketë punuar ndonjëherë me këtë grup banker, ndonëse ofroi 224 milionë dollar për të shlyer humbjet e disa kreditorëve. Shumë shpejt u zbulua se Banka Katolike ishte e përfshirë në pastrim parash me disa grupe kriminale italiane, por askush nga Vatikani nuk doli para përgjegjësisë.


3. Prostituta dhe Homoseksualë


Vatikani thuhet se numëron shumë skandale seksuale. Ka patur priftërinj të cilët kanë qenë homoseksualë, nga ata që nuk janë aktivë por edhe priftërinj që e kanë praktikuar hapur preferencën e tyre seksuale që shkon ndesh me politikat e Vatikanit. Këto të fundit thonë se homoseksualët duhet të trajtohen me respekt dhe mirësi, por sjelljet e tyre janë kundër ligjit të natyrës. Dy anëtarë të Vatikanit, Angelo Balducci dhe Ghinedu Ehiem janë të njohur për organizimin e një rrjeti prostituimi homoseksualësh. Një gjë e tillë mendohet të ketë çuar në dorëheqjen e Papa Benediktit.


4. Lidhjet me Mafian


Kisha dyshohet të ketë patur një marrëdhënie të trazuar me organizatat më të fuqishme të Italisë që nga Mafia Siçiliane tek Ndragheta apo Camorra. Dikur, kur marrëdhëniet e Kishës me shtetin Italian ishin të trazuara, besohet se Vatikani merrte mbështetje nga mafia. Për vite të tëra, Kisha bëri “një sy qorr dhe një vesh shurdh” për krimet e mafias, impaktin e të cilëve Italia e ndien edhe sot në kurriz.


5. Grabitje fëmijësh


Murgesha, priftërinj, mjekë, dhe infermiere në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë grabitur mbi 300.000 fëmijë spanjollë gjatë 50 viteve të fundit. Vjedhjet kanë ndodhur në spitalet spanjolle sepse këto administroheshin nga Kisha. Nënave u thuhej se fëmijët ju kishin vdekur, madje atyre u tregonin edhe trupin e pajetë të një foshnje. Në të vërtetë fëmijët e rrëmbyer bëheshin pjesë e ndonjë rituali satanic, përdhunoheshin ose shiteshin tek familjet e pasura. Maria Gomez ishte një nga murgeshat e para që doli para gjyqit për këtë krim.


6. Abuzim Fëmijësh


Për dekada të tëra, Vatikani ka mohuar të ketë dijeni për abuzime ndaj fëmijëve. Megjithatë një dokument i nënshkruar nga Papa Xhoni XXIII në vitin 1962, tregon të kundërtën. Dokumenti shpalos një politikë sekrete të zbatuar nga Vatikani në lidhje me abuzimet seksuale që i detyronte viktimat të betoheshin për heshtje të përjetshme. Ata që nuk i bindeshin këtij urdhëri shkishëroheshin.  Në internet thuhet se Papa Benedikti, Papa Francesko dhe shumë të tjerë janë akuzuar se kanë mbuluar skandale të mëdha seksuale që ndodhnin brenda Kishës. Madje ka disa që shkojnë më tej dhe thonë se edhe Papët vetë kanë qenë të përfshirë në këto skandale. Sa të vërteta janë këto? Nuk dihet, por ata që besojnë në teoritë e konspiracionit do ta besojnë edhe këtë informacion.

Sunday, September 21, 2014

PREZANTOHET AVIONI LUKSOZ “BUSINESS CLASS ONLY”

Harroje klasin ekonomik të avionëve që ngjajnë me autobus.

Është koha të provosh avionin më të ri luksoz të stilit Butik të lançuar në Francë me çmime konkuruese në treg.

Kompania Franceze La Compagnie ka nxjerrë në treg një avion me vetëm 19 rrjeshta dhe 74 sedilje që shtrihen por që kanë mekanizma masazhuese për pasagjerinë. 


Në këtë avion, menuja e ushqimit pregatitet me kujdes nga artistë të kulinarisë botërorë. 

Qëllimi i kësaj iniciative është t’i japë Klasit të Biznesit  famën që i takon, dhe të ofrojë më të mirën pë rata që duan shijojnë luksin me një çmim të përballueshëm. 

 Një fluturim nga Franca për në Amerikë kushton 1000 Euro (vajtje-ardhje) 2000 Euro më pak se çmimi i fluturimit në Business Class të kompanisë Air Francë. 




Në bord, pasagjerët mund të përdorin tabletët Samsung të mbushur me filma, libra dhe muzikë. 




10 KËPUCËT MË TË MIRA PËR UDHËTIM



Të gjthë e dimë sa e vështirë është të gjesh këpucët e duhura për të veshur kur je në udhëtim. Orë të gjata ecjesh nëpër qytete të bëjnë këmbët copë dhe duhet një masazh i mirë për t’i sjellë ato në vete. Max Travel sjell më poshtë një listë këpucësh, çizmesh, sandalesh që trajtojnë këmbët tuaja si mbret

1. Pluggz Loafers 134$ 

2. Ted Baker London Espadrilles 110 $





















3. Blake Brody Ballet Flats 275$ 
















4. Lacoste Gum-Soled Tennis 110$ 




5. 
Tommy Bahama Lightweight Leather Loafers 128$ 
















6. Naturalizer Ballet Flats 79$ 

















7. Çizme Arcopédico 119$ 















8. Sandalet Teva 40$ 

















9. Çizme të shkurtra Dansko 190$ 















10. Cole Haan Wing Tips 228 $ 


















Mos harroni, këmbë të lumtura, udhëtime të bukura! 

Saturday, September 20, 2014

NË STAMBOLL PËR 24 ORË

Si të bridhni nga Europa në Azi në 24 orë? Stambolli është vendi ideal për të realizuar këtë sfidë!  Ndonjëherë nuk nevojiten 2 ose tre ditë për të parë atraksionet më të bukura të një qyteti dhe më poshtë do ta kuptoni përse.
Le të nisim udhëtimin tonë në Stamboll

08.00 Udhëtim me traget në Bosfor


Pasi ke pirë kafenë turke në zonën e Kabatashit je gati për të nisur ditën. Tragetet publikë mjaftojnë për të lundruar në Bosfor duke ngopur syrin me të mrekullueshmin Pallat të Dolmabahçesë, Kështjellën e Rumelisë dhe bregut aziatik të Stambollit të mbushur plot me shtëpitë luksoze të pasanikëve turq.




11.00 Dhoma e Arratisjes 


Kjo është një eksperiencë që pak shqiptarë e kanë provuar. Në  zonën e Bejollu të Stambollit ndodhet një godinë interesante.  Aty gjendet Dhoma e Arratisjes”. Pasi ngjitesh në shumë shkallë, punonjësit e godinës të fusin në këtë dhomë dhe mbyllin të gjitha dyert.  Për një orë ose dy duhet të zgjidhësh një sërë gjëagjëzash në mënyrë që të dalësh. Këtu të duket vetja si në labirintët e Sherlok Holmsit. Eksperienca kushton 50 Lira.

13.00 Pazari i Erëzave.


Pasi ke lodhur trurin me gjëagjëza, mund të shkosh në Pazarin e Erëzave, pranë Urës së Galatës ku do të gjesh shijet më pikante të Stambollit. Më pas, je fiks në kohë për drekë.  Poshtë urës së famshme të Stambollit gjendet tregu i peshkut i Karajoj. Këtu mund të porosisësh një sanduiç peshku ndërkohë që humbet nën zërat kumbues të peshkatarëve të rreshtuar mbi urë.



15.00 SULTANAHMET

Zona e Sultanahmetit është zona e preferuar e turistëve të mirëfulltë. Xhamia Blu, Hagia Sofia, Sarajet e TopKapisë të presin krahëhapur. Pasi mbaron këtu drejtohu për në Bejolu dhe ndiq rrugën e diellit.










18.00 Kokteile  në një vend magjik

360istanbul është absolutisht lokali më i mirë në Stamboll. Ofron një pamje 360 gradëshe të metropolit. Lokali ndodhet në rrugën kryesore të dyqaneve, Istikal.  Nga këtu mund të shohësh Urën e Galatës dhe deri tek Deti i Marmarasë. Kokteilet janë të shtrenjta por hyrja është falas gjë që është shumë mirë konsideruar që ky lokal është frekuentuar edhe nga Mbretëresha e Spanjës.  Lokali ka një “motër” barin më të ri 360east, njësoj i mrekullueshëm, por rrugën duhet të vazhdoni me traget në Kadikoy për të ngrënë një meze fantastike nga ato të anës Aziatike ndërkohë që dielli perëndon nëpër minaretë e panumërta të Stambollit.

23.00 Nargile në Karakoy 

Pasi ke ngrënë e ke pirë je gati për anën Europiane të qytetit. Nardis Jazz Club është një lokal ku dëgjohet një muzikë Jazz e mrekullueshme. Pasi ke pirë një gotë verë dhe je qetësuar nga muzika është koha të dalësh. Në Karakoj, klubet janë plot por nëse do të përjetosh diçka tradicionale turk provo Ali Baba Nargile, një lokal ku shërbehet Nargile për 24 orë.  Zgjidh menurë speciale të Sulltanit, pi një gotë çaj dhe lejo lodhjen të të pushtojë.


05.00 Zgjohet Sulltani


Rreth kësaj ore, mund të shijosh qytetin në një qetësi magjepsëse. Por magjia  nuk zgjat shumë dhe ndërsa dielli lind, heshtja thyhet nga lutjet dhe zërat kumbues të hoxhallarëve. Dhe kështu, me lutje për një jetë më të mirë, nis një ditë e re në Stambollin e Madhërishëm 


Saturday, September 13, 2014

SHTËPIA LUNDRUESE MË FENOMENALE NË BOTË

Ju prezantojmë me Shtëpinë Lundruese, një residencë private në Izrael e ndërtuar nga Arkitektët e kompanisë Pitsou Kedem. Shtëpia luksoze është dizenjuar në atë mënyrë që në mbremje krijon iluzionin që shtëpia po lundron mbi ujë.












Fotot janë nga pitsou kedem architects



Thursday, September 11, 2014

ME KËTË KARTË MUND TË BLESH GJITHÇKA



Ekziston një kartë bankare me emrin “American Express Centurion “ që të hap të gjitha dyert në botë. Por këtë kartë bankare nuk mund ta marrë gjithëkush. 




Pavarësisht përfitimeve të jashtëzakonshme, kjo kartë debiti të detyron të shpenzosh minimalisht 250.000 dollarë në vit. Për të pasur këtë kartë, një njeri duhet të ketë një nivel të caktuar pasurie (16.3 millionë dollarë dhe të ardhura vjetore prej 1.3 millionë dollarë), duhet të marrë një ftesë zyrtare nga dikush po aq i pasur dhe duhet të paguajë 10.000 dollarë për aktivizimin e saj. Karta në fjalë doli në treg në vitet 80. Në fillim gjithçka nisi si një thashethem. Kompania American Express nisi të ofronte një kartë super sekrete për njerëzit elitare të cilët mund të blinin GJITHÇKA. Një qytetar Europian  që kishte këtë kartë, kur pa filmin “Vallëzim me Ujqërit” të Kevin Kostner, morri në telefon numrin e vënë në dispozicion në kartën e zezë dhe kërkoi të blinte Kalin e aktorit. Blerja u bë brenda ditës dhe kali u dorëzua në adresën e tij brenda javës. Karta u bë zyrtare në vitin 1999 dhe iu ofrua vetëm atyre që shpenzonin shuma marramendëse parash. Këtë kartë, nuk ke shansin ta shohësh ndonjëherë në jetë, por është e vetmja kartë që njihet në të gjithë botën. Në pjesën e pasme të kartës është një numër telefoni të cilit mund t’i telefonosh për çdo gjë dhe kërkesa juaj plotësohet menjëherë. Nëse do të rezervosh në hotelet Ritz Carlton, Four Seasons apo Mandarin Oriental, menjëherë do të të lirohet suita më e mirë. Udhëtimet me limuzinë dhe avionë privatë janë të detyrueshme për ata që kanë këtë kartë. Në avionet e linjës, kjo kartë të çon direkt në Business Class, ndërsa restorantet nuk janë kurrë “të rezervuar” për ty. Tarifa e mirëmbajtjes së kartës është 2500 dollarë në vit. Sipas të dhënave, vetëm 1% e popullësisë së botës është e pajisur me këtë kartë çudibërëse

Wednesday, September 10, 2014

10 DHOMAT MË TË BUKURA PËR FËMIJË




Dhomat e fëmijëve janë pjesa më e bukur e shtëpisë. Koncepti dhe aftësia për të krijuar diçka të veçantë nuk njohin limite. Ne kemi zgjedhur 17 dhoma të bukura të mobiluara në një mënyrë unike që i ofrojnë fëmijës një strehë të bukur dhe të dashur