Ekziston një
kartë bankare me emrin “American Express
Centurion “ që të hap të gjitha dyert
në botë. Por këtë kartë bankare nuk mund ta marrë gjithëkush.
Pavarësisht përfitimeve
të jashtëzakonshme, kjo kartë debiti të detyron të shpenzosh minimalisht 250.000
dollarë në vit. Për të pasur këtë kartë, një njeri duhet të ketë një nivel të
caktuar pasurie (16.3 millionë dollarë dhe të ardhura vjetore prej 1.3 millionë dollarë),
duhet të marrë një ftesë zyrtare nga dikush po aq i pasur dhe duhet të paguajë
10.000 dollarë për aktivizimin e saj. Karta në fjalë doli në treg në vitet 80.
Në fillim gjithçka nisi si një thashethem. Kompania American Express nisi të ofronte
një kartë super sekrete për njerëzit elitare të cilët mund të blinin GJITHÇKA. Një
qytetar Europian që kishte këtë kartë,
kur pa filmin “Vallëzim me Ujqërit” të Kevin Kostner, morri në telefon numrin e
vënë në dispozicion në kartën e zezë dhe kërkoi të blinte Kalin e aktorit.
Blerja u bë brenda ditës dhe kali u dorëzua në adresën e tij brenda javës. Karta
u bë zyrtare në vitin 1999 dhe iu ofrua vetëm atyre që shpenzonin shuma
marramendëse parash. Këtë kartë, nuk ke shansin ta shohësh ndonjëherë në jetë,
por është e vetmja kartë që njihet në të gjithë botën. Në pjesën e pasme të
kartës është një numër telefoni të cilit mund t’i telefonosh për çdo gjë dhe kërkesa
juaj plotësohet menjëherë. Nëse do të rezervosh në hotelet Ritz Carlton, Four
Seasons apo Mandarin Oriental, menjëherë do të të lirohet suita më e mirë. Udhëtimet
me limuzinë dhe avionë privatë janë të detyrueshme për ata që kanë këtë kartë. Në
avionet e linjës, kjo kartë të çon direkt në Business Class, ndërsa restorantet
nuk janë kurrë “të rezervuar” për ty. Tarifa e mirëmbajtjes së kartës është
2500 dollarë në vit. Sipas të dhënave, vetëm 1% e popullësisë së botës është e
pajisur me këtë kartë çudibërëse
No comments :
Post a Comment