Max Travel: PREZANTOHET AVIONI LUKSOZ “BUSINESS CLASS ONLY”

Contacts

MAX TRAVEL

Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495

E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania

Sunday, September 21, 2014

PREZANTOHET AVIONI LUKSOZ “BUSINESS CLASS ONLY”

Harroje klasin ekonomik të avionëve që ngjajnë me autobus.

Është koha të provosh avionin më të ri luksoz të stilit Butik të lançuar në Francë me çmime konkuruese në treg.

Kompania Franceze La Compagnie ka nxjerrë në treg një avion me vetëm 19 rrjeshta dhe 74 sedilje që shtrihen por që kanë mekanizma masazhuese për pasagjerinë. 


Në këtë avion, menuja e ushqimit pregatitet me kujdes nga artistë të kulinarisë botërorë. 

Qëllimi i kësaj iniciative është t’i japë Klasit të Biznesit  famën që i takon, dhe të ofrojë më të mirën pë rata që duan shijojnë luksin me një çmim të përballueshëm. 

 Një fluturim nga Franca për në Amerikë kushton 1000 Euro (vajtje-ardhje) 2000 Euro më pak se çmimi i fluturimit në Business Class të kompanisë Air Francë. 




Në bord, pasagjerët mund të përdorin tabletët Samsung të mbushur me filma, libra dhe muzikë. 




1 comment :