Deri
tani kemi mësuar që zona më e pisët në avion është tavolina e ngrënies përfshirë
rripin e sigurimit, ku bakteret gëlojnë. Këto të dyja pastrohen lehtë nëse me
vete merr pak pambuk dhe një anti bakterial. Por ka edhe dicka tjetër në avion
që është më e pisët se cdo gjë tjetër dhe ajo është sedilja. Imagjinoni pak sa
njerëz ulen në një sedlije, sa baktere ka në fibrat e copës. A pastrohen ndonjëherë
këto sedilje? E vërteta është që secila linjë ajore ka një protokoll pastrimi.
Në mesin e dy fluturimeve avioni i nënshtrohet një pastrimi të përgjithshëm por
jo të thellë. Një tjetër fakt interesant është që nëse do të udhëtosh në një avion
të pastër, duhet të kesh kujdes me ditën kur zgjedh të udhëtosh. Pastrimi i
thellë i avionit me anti bakterialë ndodh pasi avioni ka përfunduar fluturimin
e mbrëmjes dhe është ulur në pistë. Kjo
do të thotë që udhëtimet e mëngjesit janë më të pastra se fluturimet e tjera
gjatë ditësh. Linjat ajore gjithashtu caktojnë edhe pastrime të thella një
mujore ku të gjitha sediljet, tapetet lahen thellë për të garantuar një pastërti
sa më të madhe!
No comments :
Post a Comment