Max Travel: 2016

Contacts

MAX TRAVEL

Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495

E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania

Thursday, April 7, 2016

A ka rrezik të rrëzohet avioni nëse nuk fik telefonin gjatë fluturimit


Në çdo fluturim jemi mësuar të na thonë të fikim telefonat celularë. A është në të vërtetë mendimi që sinjali i telefonit mund të shkaktojë rrëzimin e avionit një legjendë urbane? Rregulli për fikjen e telefonave celularë lindi në vitin 1991 si rrjedhojë e frikës se frekuencat e telefonave celularë mund të prishnin sistemin elektronik të avionit.





Por deri më tani nuk ka pasur fakte dhe prova që mjetet elektronike të pasagjerëve kanë qenë të mjaftueshme për të rrëzuar një avion.
Tani me telefonat smart , mjafton ta vendosësh atë në “flight mode” dhe mund ta përdorësh pa problem gjatë gjithë fluturimit. E vërteta është që nëse nuk e fik telefonin, ose nuk e vendos atë në “flight mode” pilotët dhe punonjësit e kullës së trafikut ajror do të bezdisen pa fund nga një tingull i bezdisshëm që vjen si pasojë e inteferencës së valëve të telefonit tek sistemi elektronik i avionit.
E keni provuar besoj të afroni telefonin e ndezur pranë televizorit ose radios dhe keni dëgjuar atë zhurmën acaruese? E njëjta gjë ndodh edhe me avionin, por tani me teknologjinë moderne rreziqet e ndërhyrjes së valëve në sistem po bëhen gjithnjë e më të pakëta. Megjithatë nëse inteferenca është shumë e madhe, ose gjithë pasagjerët në avion mbajnë telefonat ndezur, pilotët mund ta kenë të pamundur të dëgjojnë mesazhet e rëndësishme që vijnë nga kulla e trafikut ajror.

Friday, February 26, 2016

A PASTROHEN NDONJËHERË SEDILJET E AVIONIT?

Deri tani kemi mësuar që zona më e pisët në avion është tavolina e ngrënies përfshirë rripin e sigurimit, ku bakteret gëlojnë. Këto të dyja pastrohen lehtë nëse me vete merr pak pambuk dhe një anti bakterial. Por ka edhe dicka tjetër në avion që është më e pisët se cdo gjë tjetër dhe ajo është sedilja. Imagjinoni pak sa njerëz ulen në një sedlije, sa baktere ka në fibrat e copës. A pastrohen ndonjëherë këto sedilje? E vërteta është që secila linjë ajore ka një protokoll pastrimi. Në mesin e dy fluturimeve avioni i nënshtrohet një pastrimi të përgjithshëm por jo të thellë. Një tjetër fakt interesant është që nëse do të udhëtosh në një avion të pastër, duhet të kesh kujdes me ditën kur zgjedh të udhëtosh. Pastrimi i thellë i avionit me anti bakterialë ndodh pasi avioni ka përfunduar fluturimin e mbrëmjes dhe është ulur në pistë.  Kjo do të thotë që udhëtimet e mëngjesit janë më të pastra se fluturimet e tjera gjatë ditësh. Linjat ajore gjithashtu caktojnë edhe pastrime të thella një mujore ku të gjitha sediljet, tapetet lahen thellë për të garantuar një pastërti sa më të madhe! 

Saturday, January 30, 2016

5 QYTETET EVROPIANE KU DUHET TE KESH KUJDES NGA HAJDUTET

Vjedhja ose humbja e sendeve personale ndikon negativisht në pushimet e cdo turisti. Evropa konsiderohet si streha e hajdutëve të xhepave që bëjnë kërdinë ndaj turistëve. Hajdutët e xhepave përdorin shumë mënyra për të hutuar dhe vjedhur turistët të cilët shpesh janë shënjestra të lehta. Gjeni më poshtë listën e pesë qyteteve Evropiane ku duhet të bëni kujdes nga hajdutët e xhepave. 

                1. Barcelona

Me arkitekturën e vecantë Katalanase dhe bregdetin fantastik, Barcelona është padyshim një nga vendet më të vizituara në Evropë. Plot 300 vjedhje raportohen cdo ditë në këtë qytet spektakolar duke e bërë padyshim qytetin me numrin më të madh të vjedhjeve të rrugës në botë

2. Paris

Parisi është një nga qytetet më të dëshiruara në botë, me një numër të madh turistësh që zgjedhin ta vizitojnë atë. Qyteti i Dashurisë është padyshim në listën e qyteteve me numrin më të madh të vjedhjeve të rrugës. Vite më parë, stafi i Kullës Eiffel dhe Luvrit u futën në grevë duke kërkuar më shumë përkushtim nga ana e policisë kundër hajdutëve të rrugës që operojnë afër këtyre atraksioneve turistike.

3. Madrid

Qyteti Spanjoll është shtëpia e të ashtuquajturit "Klani Boshnjak" , një grup prej katër grash që pasi rropën mijëra turistë nëpër metrotë Barcelonë u zhvendosën në Madrid. Autoritetet u kanë ndaluar grupit udhëtimin me transport publik, por ky urdhër u anullua për shkak të një gabimi teknik. Gjatë kohës që urdhëri ishte në fuqi, vjedhjet e rrugës në Madrid u ulën me 40%. Shënjestrat e hajduteve janë Metro-ja, Plaza Mayor dhe Sheshin Cibeles .



4. Praga


Hajdutët e Pragës i gjen shpesh nëpër metro, sidomos në stacionet afër Charles Bridge, Rrugës Karlova, Qytetit të Vjetër dhe Sheshit Wenceslas. Në ndryshim nga qytetet e tjera, këtu hajdutët punojnë vetëm dhe jo në grup

5.Roma


Vjedhjet e rrugës në Romë janë kthyer në një epidemi. Hajdutët shënjestrojnë turistët në zona kryesore si Vatikan, Koloseumi dhe Shkallët Spanjolle. Zona të tjera me një rrezik të lartë janë: Prati, Trionfale, Via Emo, and Piazza Cavour.


Ndiqni këshillat e Max Travel për të shpëtuar nga hajdutët

1. Kurrë mos e mbaj kuletën apo sendet e cmuara në xhepin e parë të cantës, edhe nëse e ke të kopsitur mirë ose të mbyllur me zinxhir!

2. Jini vigjilentë dhe kujdes nga taktika e shpërqendrimit.

3. Hajdutët operojnë gjithmonë në grup. Janë pikërisht ata njerëz që nuk ta mbushin mendjen si fëmijët apo të moshuarit që janë pjesë e operacioneve të vjedhjes.

4. Jini vigjilentë në hapësira të mbyllura ose në rrugica të ngushta. Në tren ose në metro mos rrini pranë derës, sepse hajdutët gjejnë rastin të largohen shpejt menjëherë pas vjedhjes.

5. Para se të dalësh nga hoteli, mundohu të kesh një cantë me pak sende personale, sa më e fryrë canta aq më e madhe dëshira e hajdutëve për të futur duart në të.

6. Disa hajdutë shtiren sikur janë turistë. Ata mbajnë në duar harta dhe sillen sikur kanë humbur. Me njërën dorë mbajnë hartën me tjetrën të gërmojnë në cantë ndërkohë që ti u tregon rrugën. Disa hajdutë sillen si pijanecë jashtë lokaleve, duke përqafuar këdo që kalon pranë. Kur ta kuptosh cfarë ka ndodhur, pasaporta dhe të hollat do të jenë zhdukur me kohë.
7. Mos mbaj kurrë kuletën dhe pasaportën në xhepin e pasmë të pantallonave.


Ky material është përshtatur në shqip nga stafi i Max Travel. Nuk lejohet përvetësimi i këtij informacioni nga palë të tjera!