Max Travel: 5 dhoma gjumi fantastike në aeroporte!

Contacts

MAX TRAVEL

Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495

E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania

Friday, June 27, 2014

5 dhoma gjumi fantastike në aeroporte!

Kur je në avion, të këput gjumi por nuk fle dot! Ndaj në disa aeroporte në vende të ndryshme të botës, autoritetet kanë ngritur disa dhoma të rehatshme relaksi. 

1. Sleepbox (Kutiza e Gjumit) në Aeroportin Ndërkombëtar të Sheremetyevo. Këto dhomëza janë të pajisura me shtretër të rehatshëm dhe televizorë. 

2. Në Terminalin 4 të Aeroportit Heathrow në Londër dhe në Gatwick Yotel ofron shtretër për udhëtarët, sisteme argëtimi, suita me tualet luksoz dhe peshqirë. Cmimi 39 Dollarë për katër orë. 

3. Snoozecube në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait ofron këndin më të mirë për të dremitur gjatë tranzitit. Cmimi: 16$ ora! Dhomat janë të pajisura me shtretër komodë, TV LCD dhe internet. Letrat murale janë të bukura dhe të krijojnë idenë sikur je në një vend tropikal dhe jo në aeroport. 

4. Në aeroportin e Mynihut kjo strehëz ofron privaci të plotë, me shtretër të rehatshëm dhe vendin për të punuar por edhe për tu relaksuar! 

5. New Delhi Indira Gandhi International Airport. Dhomat kushtojnë 10$ ora dhe ndodhen brenda terminaleve. Janë të pajisura me televizorë, priza dhe internet! 

No comments :

Post a Comment