Rregullat
bazë janë këto: shkoni në kohë në aeroport, mos harroni pasaportën dhe biletën.
Këshillat për një fluturim të qetë dhe pa stres janë të panumërta, por shumë
prej nesh shpesh nuk i ndjekim këto këshilla. Ndaj nëse nevojitet, Max Travel
ju këshillon për gjërat që nuk duhet të bëni në fluturim duke nisur me përdorimin
e alkolit deri tek shakatë pa kripë me rojet e sigurisë.
Mos pini alkol përpara fluturimit.
Momenti kur
të njoftojnë që fluturimi është me vonesë shkakton trishtim dhe acarim, por
alkoli nuk e mpin dot dhimbjen e as largon trishtimin. Mos shtyni kohën në bar
duke pirë alkol, sepse ndikimet e pirjes së tij do i ndiejnë të gjithë pasagjerët
e tjerë.
Mos pranoni të mbani plaçkat e të
tjerëve
Shumë njerëz e bëjnë këtë gabim, ndonëse e dimë shumë mirë që
nuk duhet të pranojmë të mbajmë çantat e askujt përveç të vetes. Nuk e di kurrë
se çfarë mallrash ose produktesh të rrezikshme mund të ketë pasagjeri tjetër në
çantën e tij. Ndodh që e gjen veten të ndaluar nga policia për mbajtjen e
produkteve të paligjshme dhe vështirë t’ua mbushësh mendjen që çanta nuk është
e juaja.
Mos jini harbutë me ekuipazhin në
fluturim
Stjuardesat
janë në përgjithësi të sjellshme, të këndshme dhe plot buzëqeshje. Por ndonjë
prej tyre mund të sillet shumë keq dhe mund t’ju mërzisë. Mos ia nxirrni nervat
asaj ose atij. Keni mënyra të tjera për tu ankuar. Mos harroni se në raste
problemesh teknike të avionit, jemi në duar të Zotit pastaj të stjuardesës, e
cila mundet të na ndihmojë ose jo në nxjerrjen e maskës së oksigjenit apo
fryrjes së jelekut të shpëtimit. Mos harroni që stjuardesa na sjell pije dhe
ushqime, ndaj nëse nuk dëshironi që ajo të sabotojë fluturimin tuaj, silluni
mirë.
Kurrë mos bëni shaka me fjalët “bombë”
ose “eksplozivë”
Nuk ka rëndësi
nëse jeni të veshur me rroba firmato, biznesmenë apo të thjeshtë. Nëse bëni
shaka pa kripë që përmbajnë fjalët “bombë” kur ndodheni në avion, jo vetëm që
do të vononi fluturimin, por policia do t’ju përcjellë me ceremoni nga avioni. Kurrë mos bëni shaka me këto gjëra!
Mos provoni ushqime të reja përpara
fluturimit
Ushqimi në
aeroport lë shumë për të dëshiruar. Mos provoni ushqime të reja dhe ekzotike
sado tunduese të duken. Rreziqet që të helmoheni, t’ju kapë diareja ose t’ju
shpërthejnë të vjellat janë shumë të mëdha.
Mos blini bileta me tranzit më pak se
një orë.
Nëse nuk
doni të vraponi si të çmendur nëpër terminale, të qani kur të humbisni
fluturimin, ose të përplaseni në sedilje pa frymë pasi e keni kapur fluturimin
për pak minuta, shmangni biletat me tranzit të shkurtër.