Max Travel: January 2016

Contacts

MAX TRAVEL

Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495

E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania

Saturday, January 30, 2016

5 QYTETET EVROPIANE KU DUHET TE KESH KUJDES NGA HAJDUTET

Vjedhja ose humbja e sendeve personale ndikon negativisht në pushimet e cdo turisti. Evropa konsiderohet si streha e hajdutëve të xhepave që bëjnë kërdinë ndaj turistëve. Hajdutët e xhepave përdorin shumë mënyra për të hutuar dhe vjedhur turistët të cilët shpesh janë shënjestra të lehta. Gjeni më poshtë listën e pesë qyteteve Evropiane ku duhet të bëni kujdes nga hajdutët e xhepave. 

                1. Barcelona

Me arkitekturën e vecantë Katalanase dhe bregdetin fantastik, Barcelona është padyshim një nga vendet më të vizituara në Evropë. Plot 300 vjedhje raportohen cdo ditë në këtë qytet spektakolar duke e bërë padyshim qytetin me numrin më të madh të vjedhjeve të rrugës në botë

2. Paris

Parisi është një nga qytetet më të dëshiruara në botë, me një numër të madh turistësh që zgjedhin ta vizitojnë atë. Qyteti i Dashurisë është padyshim në listën e qyteteve me numrin më të madh të vjedhjeve të rrugës. Vite më parë, stafi i Kullës Eiffel dhe Luvrit u futën në grevë duke kërkuar më shumë përkushtim nga ana e policisë kundër hajdutëve të rrugës që operojnë afër këtyre atraksioneve turistike.

3. Madrid

Qyteti Spanjoll është shtëpia e të ashtuquajturit "Klani Boshnjak" , një grup prej katër grash që pasi rropën mijëra turistë nëpër metrotë Barcelonë u zhvendosën në Madrid. Autoritetet u kanë ndaluar grupit udhëtimin me transport publik, por ky urdhër u anullua për shkak të një gabimi teknik. Gjatë kohës që urdhëri ishte në fuqi, vjedhjet e rrugës në Madrid u ulën me 40%. Shënjestrat e hajduteve janë Metro-ja, Plaza Mayor dhe Sheshin Cibeles .



4. Praga


Hajdutët e Pragës i gjen shpesh nëpër metro, sidomos në stacionet afër Charles Bridge, Rrugës Karlova, Qytetit të Vjetër dhe Sheshit Wenceslas. Në ndryshim nga qytetet e tjera, këtu hajdutët punojnë vetëm dhe jo në grup

5.Roma


Vjedhjet e rrugës në Romë janë kthyer në një epidemi. Hajdutët shënjestrojnë turistët në zona kryesore si Vatikan, Koloseumi dhe Shkallët Spanjolle. Zona të tjera me një rrezik të lartë janë: Prati, Trionfale, Via Emo, and Piazza Cavour.


Ndiqni këshillat e Max Travel për të shpëtuar nga hajdutët

1. Kurrë mos e mbaj kuletën apo sendet e cmuara në xhepin e parë të cantës, edhe nëse e ke të kopsitur mirë ose të mbyllur me zinxhir!

2. Jini vigjilentë dhe kujdes nga taktika e shpërqendrimit.

3. Hajdutët operojnë gjithmonë në grup. Janë pikërisht ata njerëz që nuk ta mbushin mendjen si fëmijët apo të moshuarit që janë pjesë e operacioneve të vjedhjes.

4. Jini vigjilentë në hapësira të mbyllura ose në rrugica të ngushta. Në tren ose në metro mos rrini pranë derës, sepse hajdutët gjejnë rastin të largohen shpejt menjëherë pas vjedhjes.

5. Para se të dalësh nga hoteli, mundohu të kesh një cantë me pak sende personale, sa më e fryrë canta aq më e madhe dëshira e hajdutëve për të futur duart në të.

6. Disa hajdutë shtiren sikur janë turistë. Ata mbajnë në duar harta dhe sillen sikur kanë humbur. Me njërën dorë mbajnë hartën me tjetrën të gërmojnë në cantë ndërkohë që ti u tregon rrugën. Disa hajdutë sillen si pijanecë jashtë lokaleve, duke përqafuar këdo që kalon pranë. Kur ta kuptosh cfarë ka ndodhur, pasaporta dhe të hollat do të jenë zhdukur me kohë.
7. Mos mbaj kurrë kuletën dhe pasaportën në xhepin e pasmë të pantallonave.


Ky material është përshtatur në shqip nga stafi i Max Travel. Nuk lejohet përvetësimi i këtij informacioni nga palë të tjera!