Boarding Pass është i vogël, por punën e bën të madhe. Dokumenti që të lejon të udhëtosh me avion është i një rëndësie të madhe.
Na ndodh shpesh që kur bëhemi gati për të udhëtuar na kap dëshira për të fotografuar pasaportën bashkë me boarding pass, për tu treguar të tjerëve aventurën tonë të rradhës.
Duhet të dini që në këtë mënyre jeni tepër të ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta. Kjo, për faktin se kodet e fluturimit në boarding pass përmbajnë të dhëna personale për ju.
Me anë të kodit, piratët e internetit mund të mësojnë emrin, të dhënat e fluturimit, madje edhe planet për udhëtimet e tjera të planifikuara,
Mark Murphy, President i TravAlliance thotë se linjat ajrore bëjnë ç'është e mundur të ruajnë të dhënat e pasagjerëve, por janë pikërisht këta të fundit që shkelin privacinë e tyre. Shpërndarja e boarding pass në median sociale është e rrezikshme. Nëse nuk i reziston dëshirës për të ndarë me miqtë planet tuaja, atëherë të paktën përpiquni të mbani jashtë fotografisë të dhënat e kodit të dokumentit.
Contacts
MAX TRAVEL
Tel:+355 44 311 505
Cel: +355 672 789 495
E-mail: max-travel@live.com
Skype: max-travel-albania
Wednesday, October 14, 2015
Sunday, October 11, 2015
Varrezat më të bukura në botë!
Varrezat janë shtëpia e fundit e çdo njeriu. Por në Buenos Aires të Argjentinës gjen "shtëpitë" e fundit më të bukura të njerëzve. Varrezat e Recoletës janë shpallur si më të bukurat në botë për tu prehur në paqe!
Ky vend mund të jetë strehë e vdekjes, e lotëve dhe zi'së por jeta çel edhe këtu, nëpërmjet këngëve të zogjve
Varrezat janë të ndërtuara me mermer. Varret janë të ndara nga rrugica që formojnë mauzoleume mjaft interesante!
Ky vend mund të jetë strehë e vdekjes, e lotëve dhe zi'së por jeta çel edhe këtu, nëpërmjet këngëve të zogjve
Varrezat janë të ndërtuara me mermer. Varret janë të ndara nga rrugica që formojnë mauzoleume mjaft interesante!
Për më shumë se 200 vjet, elita e Buenos Aires ka nderuar të vdekurit me skulptura ekstravangante. Një thënie popullore në Argjentinë thotë: "Kushton më lirë të bësh një jetë luksi se sa të varrosesh në Recoleta"
Varrezat e Recoletës u ndërtuan në vitin 1732. Arkitektura Baroke dhe Gotike mbizotëron kudo. Shumica e varreve janë bërë me materiale të importuara nga Parisi dhe Milano në vitet 1880-1930. Dikur varrezat e Rikoletës ndodheshin në periferi të qytetit, por me kalimin e viteve, qyteti u rrit përreth Rikoletës që ndodhet në pikën më të lartë të qytetit. Në vitin 1870 kur shpërtheu kolera dhe epidemi të tjera, Rekoleta u bë një nga lagjet më të preferuara për pasanikët.
Një nga "banoret" më të famshme është Eva Peron, ose Evita e cila vdiq në moshën 33 vjecare por akoma konsiderohet një ikonë e Argjentinës.
Friday, October 9, 2015
MOS U PUTH NE DUBAI
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiXfxeliDih26l0fEAyWjlcttUzFXQA36DtvhGSG8uJeppq40-cfMbNWHqNOuVbYhmtFPsI-c6AUnHbQQDbh3YnRIzh5EcuD1417502-UGsYheUDdbuzTwFBs9jj-oyim52n5znYQ_dJ61M/s320/12088218_1609568452639996_7293032318400982366_n.png)
Sipas të dhënave të policisë, Dubai është vendi ku jetojnë njerëz nga 216 kombësi të ndryshme, dhe që vizitohet nga miliona njerëz në vit. "Duhet të dini që është e papranueshme të puthesh në publik" thotë Kolonel Mohammed Rashid.
Ai sjell ndër mend se si para pak kohësh një vendas u kap duke u puthur në publik me një shtetase Evropiane në një qendër tregëtare gjë që u shkaktoi të dyve probleme me policinë. Fushata "Mirë se vini në EBA" do të zgjasë deri në fund të vitit 2015.
Disa prej rregullave të sjelljes në Dubai tshkelja e të cilave dënohet me gjobë, burg ose deportim janë:
- Nuk lejohen puthjet, shtrëngimet e duarve dhe sjelljet e tjera romantike
- Puthjet dhe përqafimet në koncerte ose disko mund të tolerohen, por "gjella me kripë dhe kripa me karar" thotë populli
- Shtrëngimet e një natyre seksuale janë tërësisht të ndaluara
- Dërgimi me e-mail, mesazh apo telefon të fotove nudo është e ndaluar me ligj.
Sigurisht që patrollimet e policisë në Dubai nuk janë aq të shpeshta, por mjafton një ankesë e një vendasi të acaruar nga sjellja juaj, dhe ju përfundoni në komisariat!
Thursday, October 1, 2015
Hapet resorti i parë i marijuanës në SHBA
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhC-UDrXrxU6ezzpHM-FNP6IUNr5Md_XT_5sxl6-UlRUuJMKAcfDFaa8o7ZlGcAgHKdn8Cr81Yl-tCwcpLo0k83wCetSyeTQUujW7yfaPIKEytTAoUYMsuH5kStt_QFcqdlFwPF9YC69tBQ/s320/WEEDRESORT1015.jpg)
Tuesday, September 29, 2015
Mbani duart në xhep. Këto janë vendet më të pista në avion!
Një studim i National Science Foundation ka treguar që tavolina, mbi të cilën ne mbështesim ushqimet që konsumojmë gjatë udhëtimit është vendi më pak i pisët në avion. Fotografia në këtë artikull tregon nivelin më të lartë të baktereve në vendin ku hamë ushqimin, në tualet, në sedilje por edhe në shumë të tjera. Ngjyra e kuqe tregon nivelin më të lartë të baktereve. Sipas të dhënave, tryeza ku hamë ushqimin ka 10 herë më shumë baktere se butoni i shkarkimit në tualet, që gjithsesi gëlon nga bakteret. Vende të tjera në avion ku bakteret bëjnë festë janë dera e tualetit, butoni i shkarkimit të ujit për larjen e duarve, butoni i ajrit sipër sediljes. Me gjithë këto baktere, çdo pasagjer është mirë të lidhë rripat e sigurimit (që janë 9 herë më pak të pisët) dhe të mbajë duart në xhep!
Gjobitet 600 € se ngatërroi derën e avionit me të tualetit
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEg7Ess8GQe0sA48eDEiQRwFiIdSr6HAEJim7vxOcVbnBUygVhxY2pXWikRTfwlPWK1Ey-jhmrXXQaTuxHVHc2Y5DSKHV71XupwUukZhYkDIVk1GVXcLZ1G75RwsPRHfVIPqlyif1HDi4JmS/s320/airplane0915-door-mistaken-for-bathroom.jpg)
Thursday, August 20, 2015
Çelen dyert e Versajës!
Pallati i Versajës, atraksioni turistik më popullor i Francës do të lejojë së shpejti ndërtimin e një hoteli luksoz në brendësi të tij. Kompleksi i ndërtuar nga Mbreti Louis XIV është jashtëzakonisht i vizituar nga turistët të cilët për fat të keq qëndrojnë vetëm disa orë për shkak të mungesës së akomodimit në këtë zonë. Franca tani po kërkon për biznesmenë të interesuar të transformojnë disa prej ndërtesave në Pallat në hotele luksoze. Ndërtesat në fjalë të ndërtuara në vitin 1680 janë afër portave të Pallatit. Mediat raportojnë se hoteli i ri do të quhet " Hôtel Du Grand Contrôle" me plot 23 dhoma. Hoteli do të hapë dyert në vitin 2016. Zgjerimi i Pallatit të Versajës është i vonuar sepse gjatë gjithë këtyre viteve, shumë prej rezidencave luksoze pranë Versajës kanë çelur dyert për turistët duke fituar një thes me para.
Wednesday, August 19, 2015
Avionët nuk ngrihen dot në ajër pa tavëll duhani!
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgcZvvXbJKw65oMKpbanXsEFY8KrbasDP85ycFHd4hHwC0s_un8KJR31ia5I5PBXkMQrNAafGNLDi-rZCz7DvzEWTheARYhsPrMGAAhuVLnVJiZ-PITYiqjijzG51xqTT9qJRD4mZJ7lmSM/s320/2B70922600000578-3200911-Lighting_up_mid_air_is_one_of_the_biggest_in_flight_faux_pas_the-a-1_1439884398523.jpg)
Monday, August 17, 2015
Ushqimi që nuk duhet kurrë të hash në Romë!
Ushqimi është një pjesë shumë e rëndësishme e një udhëtimi turistik. Në "Qytetin e Përjetshëm" gjenden dy pjata të rëndësishme. Njërën duhet ta provosh patjetër, dhe tjetrën mos t'ia hedhësh sytë!
Kurrë mos porosit......
Fettuccine Alfredo është një ushqim Amerikan i importuar në Itali. Nëse e sheh në menu, është e sigurt që ke rënë në kurthin e restoranteve që u intereson të shesin diçka pa shije si diçka super të shijshme dhe tradicionale
Mos u largo nga Roma pa provuar....
Cacio e Pepe. Ky ushqim tradicional i Romës gjendet pothuaj në çdo menu. Përbëhet nga spagheti, djathë pecorino dhe piper të zi. Gatim i thjeshtë por super i shijshëm që do e mbani mend!
Kurrë mos porosit......
Fettuccine Alfredo është një ushqim Amerikan i importuar në Itali. Nëse e sheh në menu, është e sigurt që ke rënë në kurthin e restoranteve që u intereson të shesin diçka pa shije si diçka super të shijshme dhe tradicionale
Mos u largo nga Roma pa provuar....
Cacio e Pepe. Ky ushqim tradicional i Romës gjendet pothuaj në çdo menu. Përbëhet nga spagheti, djathë pecorino dhe piper të zi. Gatim i thjeshtë por super i shijshëm që do e mbani mend!
Wednesday, August 12, 2015
Çfarë ndodh me valixhet në aeroport?
Një video e publikuar së fundmi në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, një nga më të frekuentuarit në botë ngre siparin mbi udhëtimin që bën një valixhe nga check in deri në stivën e avionit. Po të shikoni videon, udhëtimi i valixhes është me të vërtetë mbresëlënës dhe bëhet nëpërmjet një platforme të sofistikuar rrëshkitëse që ndan dhe dorëzon valixhet sipas destinacionet. Sistemi i automatizuar është si një autostrade me dalje, hyrje dhe ndryshim korsish. Videoja tre minutëshe jep përgjigje pyetjeve nëse valixhet dorëzohen dorazi apo me makinë. Aeroporti i Amsterdamit është i pesti për nga numri i pasagjerëve në Evropë duke u frekuentuar nga 55 milionë pasagjerë që udhëtojnë në mbi 300 destinacione në botë. Sistemi i transportit të bagazheve në këtë aeroport përfshin gjashtë robotë dhe është një nga shërbimet më të avancuara në botë! Fluturim të mbarë :)
Tuesday, August 11, 2015
Arsyeja e vërtetë përse shitëset në Duty Free Shop kërkojnë boarding pass
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjzJMxAgVkeYR1kgMY9ZbL5IpIKgOiKN_bCt7rp2LYxc_ceUj93rJM1mI8eEtQ-ATpY1xZj9NtheQTjsN7wGDFlKlX5QAwVbhjvm_yRahQxbvMLDCStofA4RHia4_474aWJAPcmKpdM1PXG/s320/shopping-pass_3403388b.jpg)
Ndodh gjithmonë. Je në aeroport dhe futesh në Duty Free Shop. Dëshiron të blesh diçka por si fillim duhet të dorëzosh atë kartonin e vogël Boarding Pass. E keni pyetur veten përse ndodh kjo? E vërteta është që pronarët e këtyre dyqaneve fitojnë miliona në kurriz të udhëtarëve që fluturojnë jashtë BE-së duke përfituar nga rimbursimi i TVSH-së. Pra, nëse një shtetas shqiptar blen një produkt në një aeroport të huaj, shitësit me anë të Boarding Pass verifikojnë që ai ose ajo nuk do të kërkojë rimbusim TVSH-je për blerjen e kryer kështu që pronarët i fusin paratë në xhep. Pronarët e dyqaneve Duty Free Shop nëpër aeroporte anembanë botës janë akuzuar së fundmi nga gazeta Britanike Telegraph për mashtrim të udhëtarëve dhe mungesë transparence duke përfituar prej blerjeve të tyre milliona në kompensim të TVSH-së. Në shumë vende të BE-së, këta shitës përfitojnë 20% të vlerës së produktit në rimbursim të taksës. Një tjetër e vërtetë është që udhëtarët nuk janë të detyruar të paraqesin Boarding Pass tek shitësi i dyqanit. Blerje të mbara :)
Subscribe to:
Posts
(
Atom
)